Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinj 2013”

Me çmimin e parë u nderua e kënga “Jemi ne e ardhmja” me muzikë nga Pranvera Çobo teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi

 

Nga Beqir Sina

NEW YORK, NY – 1 qershor 2013 – Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në Amerikë “Zërat e Rinj 2013” u zhvillua mbrëmjen e së shtunës së 1 Qershorit, në New York. Në këtë festival magjik fëmijët shqipëtarë nga mbarë Amerika e Kanadaja, “cicëruan si zogjtë” për më shumë se tre orë duke kënduar këngë të reja shqip si dhe këngë përshëndetëse nga të festivaleve shqiptare në dekadat e kaluara.
Festival u mbajt në Pallatin e Kulturës “Merkin Concert Hall” në Mahattan me më shumë se 300 spektatorë, fëmijë me prindërit e tyre, si dhe disa personalitete, artistë e artdashës të komunitetit.
Ishte një natë të paharrueshme, e mbushur me plot emocione. Ndoshta ishte i pari festival i këtij lloji për shqiptarët në SHBA. Aktiviteti synonte gjithëpërfshirjen e fëmijëve shqiptarë dhe edukimin e tyre, nëpërmjet njohjes së kulturës, këngës dhe valles së bukur shqiptare edhe në diasporë.
Shfaqje dhanë edhe tre grupe të njohura artistike të komunitetit, por sit ë ftuar dhe jo si konkurrues: Grupi i djemëve dhe vajzave të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, me drejtuese Agelina Nikën, Grupi i fëmijeve të shkollës shqipe të Fondit të Përbashket të Petterson-it, dhe si Grupi i “Bijtë e Shqipes” nga Philadelphia.
Në Festival konkuruan me 21 këngë, këngëtarë të rinj dhe kompozitorë të njohur në rrafshin Fillimisht u zgjodhën 10 finaliste dhe pastaj tri këngët më të mira.
Për prezantuesit e këtij festivali kjo mbrëmje e festës muzikore, nga zemëra tingëlloi më mirë në gjuhën e ëmbël amëtare në dhe të huaj.
Ideatore dhe drejtuese artistike e festivalit ishte Pranvera Çobo. U angazhuan: Drejtor dhe regjizor i festivalit Bujar Alimani, Skenografia Valentin Veiazaj, Orkestant Tomë Lleshaj, Libretiste Violeta Mirakaj, Koordinator Lorend Çobaj, Koordinator për media zoti Adem Belliu, dhe konferencier Sidola Vata-Preci dhe Mario Gjergji.
Sponsorët kryesorë të këtij festivali ishin Ansambli Artistik “Këga e Vallja Shqiptare” me Pranvera dhe Lorend Çobaj, Organizata e Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qiriazi” me presidente Dr. Ana Kohen, shoqata “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia, me president zotin Sadik Elshani, Fondi i Përbashkët i Patersonit në New Jersey. Posterat e festivalit u sponsorizuan nga familja Dedinca, kurse logoja e madhe e festivalit nga piktori Serxhi Bytyqi.
Një kontribut të paçmuar për realizmin e këtij festivali, sipas organizatorëvet të tij, dhanë përfaqësuesit e shteteve tona në SHBA, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sjediu dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto. Ishte i pranishëm Konsulli i Kosovës Fatmir Zajmi.
Pas interpretimit të shkëlqyer të këngëtarve të vegjël, juria vendosi që vendin e parë ta merrte kënga:”Jemi ne e Ardhmja” me muzikë me muzikë nga Pranvera Çobo teksti Violeta Mirakaj, orkestruar nga Yllka Neziri dhe kënduar nga Adem Kaliqi.
Me çmimin e dytë të festivalit u nderua kënga “Valët me Shkumë” muzika dhe teksti Luan Bakiu orkestruar Tom Lleshaj kënduar nga Teddy Çobo dhe Silvana Martinaj.
Me çmimin e tretë u nderuar kënga “Loja me jastëkët” muzika dh teksti Ervin Bushati , orkestruar Jetmir Mehmeti, kënduar nga Enesa Dedinca dhe Vlerona Dauti.
Çmimet i sponsorizoi producenti i Televizionit Albanian Culture , zoti Adem Belliu me 500 dollarë : 250 dollarë për vendin e parë, 150 për vendin e dytë dhe 100 dollarë për vendin e tretë.