Prishtinë, 4 gusht 2022 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, rikujtoi qëndrimin e SHBA-së për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Ambasadori Hovenier tha se kryetarit të Listër Serbe, Goran Rakiq, ia ka kujtuar se Radoiçiq gjendet në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.
“Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin. I tregova atij (Rakiqit) që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, tha Hovenier, të enjten, pas takimit me Rakiqin.
Ndërsa Rakiq nuk ka treguar se gjatë takimit me ambasadorin Hovenier është biseduar edhe për Radoiçiqin.
Një ditë më parë, Lista Serbe tha se Radoiçiq ishte i pranishëm në barrikadat e ngritura në pjesën veriore të Kosovës, më 31 korrik.
Milan Radoiçiq kërkohet nga autoritetet në Kosovë si i dyshuar për përfshirje në frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”. Ky rast ka tw bwjw me ndwrtime tw paligjshme nw parkun kombwtar tw Sharrit, nw shkwmbim tw pwrfitimeve materiale.
(r.m.)