Sapo ka dalë nëpër libraritë kryesore të Tiranës dhe po shpërndahet nëpër qytete të tjera. Që në fillim të tij studiuesi Ylli Polovina parashtron temën e trazuar të tij të librit: “Më 7 prill 1939 vendi ynë u sulmua nga Italia e fashistizuar dhe modeli i shtetit shqiptar, i krijuar për tetëmbëdhjetë vite prej Ahmet Zogut, brenda njëzetë e katër orëve ra. Përse ndodhi kjo? Ishte shtet personal apo i të gjithëve? I vogël dhe u thye para një fuqie të madhe ushtarake apo fortesë e qëndrueshme që u braktis? Apo ndodhi gjëma më e madhe: u tradhtua nga vetë krijuesi i tij?”
Në 226 faqe, me dokumentacion të ri, këndvështrime ndryshe dhe interpretime larg rutinës së krijuar deri tani për ta parë Ahmet Zogun ose zi dhe ose krejtësisht të bardhë, vetëm djall apo të glorifikuar si engjëll, Ylli Polovina kryen një sfidë. Pohon: “Në librin tim, për ata që duan ta shohin Zogun si figurë publike sterrë, ka shumë të bardhë dhe kjo mund t’ua vrasë sytë e të më sulen me kritika. Deri tani nuk m’i kanë kursyer. Ata që e himnizojnë do të gjenden përballë faktesh të reja edhe më akuzuese ndaj tij. I mirëpres edhe qortimet e tyre, mjafton që së bashku t’i afrohemi sa më shumë të vërtetës”.
Po pasi ike, pse vodhe thesari e shtetit?!!Ka shume pse-ja!Pse vrave historine shqiptare, Hasan Prishtinen,Bajram Currim,Luigj Gurakuqin,Avni Rruestemin e shume te tjere!!,Pse kish ate miqesi me Pashiqin!Pse kekrove,me 1953 perseri miqesi me titon! e shume psej-a para se te ikesh,,e sh ume pse-ja deri sa vdiqi, e shume pse-ja te pasardhesve tuaj pas reies se komunizmit.