Të humbasësh statusin e azilantit kur po aplikon për green card

Rubrika e Emigracionit: Për ju avokati Kieran BOTH

 

Një lexues i rubrikës sonë na shkruan :
Unë aplikova për green card në 2011 dhe i dërgova dokumentat e mia Shërbimit të Emigracionit(USCIS) në Texas. Në vitin 2012 mësova që dosja ime kishte shkuar në zyrën e azilit në Nju Xhersi. Unë kam udhëtuar në vendlindje tre herë që nga koha që kam marrë statusin e azilantit, dhe cdo herë që kam shkuar kam përdorur dokumentin e udhëtimit, (Travel Document) që më ka dhënë emigracioni dhe nuk kam patur probleme në kthim. Pse kanë shkuar dokumentat e mia ne zyrën e azilit në Nju Xhersi? A mund të ndikojë kjo në aplikimin që kam bërë për green card?
Anonymous

Kjo është një pyetje me vend. Kohët e fundit ka ndodhur që mjaft individë me statusin e azilit, kanë patur probleme pasi kanë aplikuar për green card dhe rrezikohen të humbasin statusin e tyre. Kjo po ndodh pasi Shërbimi i Emigracionit po shikon nga afër historinë e udhëtimeve në vendlindje të azilantëve.
Kur dikush aplikon për dokument udhëtimi, (Travel Document) ai duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve, si: ku do te shkojë dhe cili është qëllimi i vizitës në atë vend, si dhe nëse ai kërkon të rinovojë pasaportën e vendit të tij. Pyetjet që janë në formular, kanë për qëllim të hetojnë nëse aplikanti kërkon t’i mbajë lidhjet me vendin prej nga ka qënë i persekutuar.Gjithashtu pyetjet kanë për qëllim të zbullojnë edhe qëllimet e tij për udhëtimet në të ardhmen, dmth në se preferon ende të shkojë në atë vend. Nëse ai nxjerr pasaportë të re nga vendlindja, ka shumë të ngjarë që qëllimi i tij të jetë kthimi në atdhe. Mirëpo azilantët muk mund të kenë qëllim kthimin në atdhe nëse ata i tremben persekutimit. Nëse dëshiron të udhëtojë për atje, atëherë qeveria amerikane mund të konkludojë që personi nuk ka më frikë nga persekucioni. Dhe për këtë qëllim statusi i azilantit i ndërpritet.
Aplikanti duhet t’i përgjigjet me ndershmëri pyetjeve të formularit. Nëse pyetjes lidhur me rinovimin e pasaportës së vendlindjes i përgjigjet “Po”, atëhere ai duhet të spjegojë se përse, cila është arsyeja që ka marrë një pasaportë të re. USCIS është e interesuar të dijë të vërtetën dhe nëse përgjigjet janë gënjeshtra , aplikimi refuzohet dhe ky mashtrim mund ta verë statusin e tij në rrezik. Një person nuk mund ta marrë për të mirëqënë statusin e tij dhe të udhëtojë kur të dojë e sa gjatë te dëshirojë ai/ajo jashtë Amerikës.
Kur vijnë tek zyra jonë të interesuarit, ne u drejtojmë pyetjet: Ku do të udhëtosh dhe sa i gjatë do të jetë udhëtimi? E keni marrë statusin e azilit bazuar në kërkesën tuaj, apo si rrjedjhim i fitimit të statusit nga kryefamiljari(pra status’ i derivuar’) A keni pasaportë të vlefshme? Mos keni patuar një periudhe qëndrimi ilegal deri 180 ditë, në Amerikë ,para se te fitonit azilin?
Edhe pse personi mund të ketë një dokument udhëtimi, që e lejon të udhëtojë jashtë Amerikës, kjo nuk do të thotë se e ka të garantuar rihyrjen në këtë vend. Shërbimi i Emigracionit (USCIS)mund të konkludojë që përderisa ky person kthehet në vendlindje nuk ka më nevojë për statusin e azilit. Kjo do t’i kushtojë probleme të rënda personit. Ai mund të ndahet nga familja e tij. Amatorët që I mbushin azilantëve formularët për dokument udhëtimi , nuk ua thonë këto gjëra personave që do të udhëtojnë nën statusin e azilantit. Por mosdija nuk shërben si justifikim për Shërbimin e Emigracionit. Ndaj në rastë të udhëtimeve jashtë shtetit , azilantët duhet të konsultohen patjetër me avokatë me përvojë të emigracionit .
Lidhur me rastin e letërshkruesit: Transferimi i dokumentavenë Nju Xhërsi është bërë për të studiuar historinë e udhëtimeve të tij në vendlindje. Nëse konkludohet që ai me dëshirë është kthyer në vendin prej nga ka ikur për shkaqe të frikës ndaj persekucionit,atëherë atij mund t’i ndërpritet statusi i azilit. KJo ndërpreje nuk bëhet automatikisht, por vjen pra si reultat i një studimi mbi këtë ceshtje nga ana e emigracionit.
Rezidentët e përhershëm, dmth ata që kanë marrë tashmë green card mund të udhëtojnë jashtë SHBA gjithashtu me dokument udhëtimi (travel document). Një individi mund t’i hiqet statusi edhe pse ai mund të ketë marrë green card.
Kthimi në vendin prej nga aplikanti ka ikur për shkak të frikës nga persekutimi, mund të bëhet shkak për ndërprerje të statusit të azilit politik; kjo mbi bazen e arsyeve të ndryshme si psh.ndryshime të dukshme e të thella në rethanat e atij vendi, ose heqje e statusit të azilantit për shkak të mashtrimit të përdorur për ta fituar atë, pa qënë i ligjshëm. Rikthimi në atdhe mund të konsiderohet si nje tregues që frika e aplikantit ndaj persekutimit atje nuk është e vërtetë.
Një azilant apo rezident i përhershëm që e ka fituar këtë status mbi bazën e azilit, pas shkuarjes në vendlindje, duhet të jetë i përgatitur t’i nështrohet pyetjeve se përse shkoi në vëndin prej nga ka ikur duke kërkuar azil në Amerikë. Në kushte të tilla ai mund të bëhet subjekt deportimi nga Amerika.
Kohët e fundit jemi berë dëshmitarë të rasteve të deportimit nga Shërbimi i Emigracionit dhe Departamendi i Sigurise së Vendit të individëve të cilët janë rikthyer në vendin ku kanë deklaruar se kanë qënë persekutuar më parë. U sugjerojme atyre që kanë udhëtuar në Shqipëri me statusin e azilantit që përpara se të mbushin dokumentat për green card të konsultohen me avokate më përvojë. Ka ndodhur që individëve t’u hiqet statusi pasi kanë mbushur formularët për green card, pasi USCIS bën kontrolle gjtë kohës që në procesin e studimit të formularëve për green card-ës për aplikantin… Nëse azili ndërpritet personi vihet në proces deportimi.
Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht emigrantёt e rinj qё kanё problemet pёr rregullimin e statusit tё tyre. Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur. Zyra jonё do tё vazhdojё t’u pёrgjigjet pyetjeve tuaja nё rubrikёn e pёrjavshme “Çeshtje tё Emigracionit” .Ju ftojmë të na i drejtoni pyetjet via e-mail në adresën : [email protected]