Arifi refuzon të takohet me Bislimin e Nagavcin, i gjen tri arsye

Preshevë, 5 shtator 2022 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherit udhëheqës I ekipit negociator të Kosovës ne bisedimet me Serbinë, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën kanë shkuar për vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës.

Gjatë kësaj vizite ata do të takohen me drejtues të pushtetit lokal, të partive politike shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Preshevës, Bujanovc e Tërnovc.

Por, Bislimi e Nagavci nuk do të takohen me kryetarin e k0omunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sepse ky I fundit ka refuzuar takimin,

Arifi, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë tri arsye që e shtynë të refuzojë të takohet me dy qeveritarët nga Kosova. E para, sepse ata “e kanë injoruar” komunën e Preshevës dhe shqiptarët e Luginës; e dyta, sepse ai (Arifi) nuk u “ nënshtrohet” politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe, e treat, Qeveria e Kosovës nuk I ka paguar ende 2 milionë euro që I kishte premtuar për Luginën.

 “Nuk do të takohem me ta, për shkak se e kanë injoruar komunën e Preshevës dhe çdo shqiptarë në Luginë. Arsyeja tjetër është që këto janë politikat e Vetëvendosjes, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe kritikat të cilët i jap në kuadër të politikave të saja në dialog i shoh të mangët në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje. Gjithashtu, ende nuk i kanë dërguar 2 milionë euro”, ka thënë Arifi.

Vizita njëditëshe e Bislimit e Nagavcit në Luginë të Preshevës realizohet të njëjtën ditë që Kryeministrja në detyrë e Serbisë, Aana Bërnabiq, realizon vizitën e saj të parë zyrtarë në Kosovë.

Të dy vizitat realizohen sipas procedurave të parashikuara me marrëveshjen Kosovë- Serbi për vizitat e zyrtarëve, Deri më tash, Serbia i ka penguar disa ministra të Kosovës të vizitojnë Luginën e Preshevës, me justifikime të ndryshme.

(r.m.)