Prishtinë, 14 qershor 2013 – Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 20 ose më 27 tetor dhe ato do të organizohen në gjithë territorin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidentes së Kosovës pas takimit të presidentes Atifete Jahjaga me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhogar.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se zgjedhjet lokale duhet të mbahen njëkohësisht në gjithë territorin e Kosovës dhe ka theksuar se për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është e domosdoshme edhe përkrahja e OSBE-së.
Zhbogar ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, të lira dhe të ndershme dhe të kenë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.
Sipas ligjit në fuqi, zgjedhjet lokale duhet të mbahen më së largu deri më 15 dhjetor, por në marrëveshjen e arritur në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, zgjedhjet n 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, duhet të mbahen brenda muajit tetor.
R.M.