Në Ditën Botërore të mësuesit
Ismail Gashi Sllovia
Mësuesit Halit Geci, i vrarë nga barbaia sërbe në Llaushë, më 1998.
Para tytave vrastare
Para barbarisë mesjetare
Me fytyrë e gjymtyrë
Me qenje
E me shpirt
Por,
Edhe me gojë
E tha!
Unë jam
Mësuesi Halit…!
-Vazhdoi testamnetin
Ju e vrisni
Mësuesin Halit!
Ama…!
Nuk vrisni
Mësuesin shqiptarë.
Pas meje
Këtë rrugë
Ecin
Djetra mija
Mësues misionarë.
Qindra mija
Nxënës e studentë
Shqiptarë !
Këtu ju them…!
Kurrë nuk vritet
Mësuesi shqiptar!
Kurrë nuk ndalet
Shkolla shqipe!
Me shekuj
Jeton e do jetojë.
Këtu ishim
Këtu jemi
E do të jemi
Sa të ketë jetë
Në këtë planet
Të të gjallëve