Michigan: Kremtohet 50-vjetori i Kishës Zonja Pajtore e Shqiptarëve

Nga Beqir SINA

SOUTHFIELD MI

Pesëdhjetëvjet më parë në konten Oakland County në periferi të Metros së Detroit, Dom Prenk Ndrevashaj dhe një grup besimtarësh katolikë, ishin ata që themeluan Famullinë Zonja Pajtore e Shqiptarëve, e cila u shndërrua në vite jo thjesht në një objekt kulti, por në një institucion të rëndësishëm të ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare.

Oakland County është një konte në shtetin amerikan të Miçiganit, e cila është pjesë e zonës metropolitane të Detroitit, e vendosur në veriperëndim të qytetit. Nga regjistrimi i vitit 2020, popullsia e saj  kishte 1 milion e 300 mijë banor duke e bërë atë qarkun e dytë më të populluar në Michigan, pas Qarkut fqinj Wayne, një qark ky i populluar edhe me emigrant shqiptar.

Qarku Oakland përbëhet nga 62 qytete, qyteza dhe fshatra dhe është pjesë e Zonës Statistikore Metropolitane të Detroit-Warren-Dearborn, Michigan. 

Thuhet se Oakland County ishte ndër dhjetë qarqet më të pasura në Shtetet e Bashkuara me mbi një milion banorë. Ai është gjithashtu shtëpia e Universitetit të Oakland, një institucion i madh publik që shtrihet në kufirin midis qyteteve të Auburn Hills dhe Rochester Hills, ku janë diplomuar me qindra student shqiptar dhe dhanë, ose japin mësim dhjetra profesor Shqiptar.

Kjo konten që njihet për laramaninë (diversitetin) komunitare ka dhe një numër komunitetesh të larmishme dhe vitale si etnike ashtu edhe fetare, përfshirë edhe një komunitet të shkëlqyer dhe mjaft të vyer shqiptar, ku bëjnë pjesë musliman, katolik, ortodoks, dhe bektashi. 

Komuniteti katolik shqiptar që jetonte dhe jeton i shpërndar në disa qytete në provicën Okland County, thuhet se është më i madhi, këtu ka dy Kisha të mëdha shqiptare, të ngritur këto nga vet kontributi i besimtarve katolik: një në Rochester Hill ku ngrihet madhështore Kisha Katolike e Shen Palit, dhe ajo bukura  në qytetin Southfield, Kisha Katolike Zoja Pajtore.

Që, të dyja këto kisha të shqiptarve, vlerësohen si ndër 30 kishat më të mira në periferi të Detroitit, nga harta e kishave në Michigan.

Pesëdhjetë vjet më parë, me Dom Prenk Ndrevashaj dhe një grup besimtarësh katolikë, duke pasë parasyshë se komuniteteti katolik po rritej me numërin e shqiptarve që arratiseshin nga Shqipëria, dhe atyre që largoheshin nga Malësia e Kosova dhe erdhen në Amerikë, themeluan edhe Famullinë Zonja Pajtore e Shqiptarëve. 

Ndërsa ndërtesa e kishës në Southfild Our Lady of Albanian – Catholic Church – Kisha Katolike Zoja Pajtore, ku besimtarë katolikë të zonës u mblodhën për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm të mbarë komunitetit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkuara e Kanada, është ndërtuar më 2007.

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Michigan shënoi 50-vjetorin e themelimit të famullisë, organizimi i parë i shqiptarëve në Amerikë

Kordinatori i këtij aktiviteti, Valentin Lumaj përcolli në mbyllje të kësaj feste në llogarinë e tij në Fb një mesazh urimi : « Urime Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve, Urime Dom Ndue Gjergjit dhe këshilltarëve të tij. Urime komunitetit shqiptar në Michigan! 50 Vite Historike!  Duke e quajtur këtë 50 vjetor një gurthmel i artë i jetës me Shkrimin Shenjt dhe i ruajtjes së identitetit shqiptar në Diasporë! » thotë Lumaj.

« Çfarë rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, por të suksesshëm 50 vjeçar! Falë besimit në Zot, kontributeve tuaja, përkushtimit tuaj, shërbesës tuaj, ja arritët. Bravo ju qoftë! Zoti jua shpërbleftë me hire dhe bekime! » është mesazh-urimi për këtë fest nga Valentin Lumaj i publikuar edhe në faqen zyrtare të kësaj Famullie Kishës Zoja Pajtore  e cila festoi 50 vjetorin e themelimit të saj- nga datë 8 dhe 9 Tetor 2022. 

Famullia Kishës Zoja Pajtore, në kumtesën e saj për opinion thotë se kanë qenë disa muaj pregatitje të vazhdueshme nga Këshilli i kësaj Kishe dhe i Famullisë për këtë Jubile. 

Ajo tha se pregatitjet filluan me disa mbledhje të Këshillit të Kishës së Zojës Pajtore, i cili me kohë zgjodhi një Komision Organizativ që do të pergadiste Festën. 

Simbas tyre ky komision do të përbëhej nga anëtarë të dy Kishave motra, të Zojës Pajtore dhe te Shën Palit:Dom Ndue Gjergji dhe Dom Fred Kalaj bashkëkryetarë.

Ndërsa, veterani i Kishës Dr. Gjeka Gjelaj u zgjodh si kryetar i Grupit të punës,Valentin Lumaj u caktua si kordinator i aktiviteteve dhe ftesave ndaj miqve të Kishës, dhe shkrimtari Zef Përgega u emërua si përgjegjës per drejtimin e Simpoziumit Shkencor kushtuar këtij përvjetori

Aktivisti i Kishës, Ndrec Merdita u caktua për menaxhimin e Darkës Solemne dhe akmodimin e miqve të ftuar. Po ashtu në përbërje të këtij Komisioni u zgjodhën kryetarët e Këshillit të dy Kishave, Rrok Dedivani dhe Viktor Dedivanaj, si dhe aktivisti i Kishës së Zojës Pajtore, Marjan Gjetaj. 

Ndërsa dy javë perpara eventit të paralajmëruar, Komisionit Organizator ju bashkua edhe vëllai i Dom Ndout, biografi i Shenjtes Nëna Tereze, Dom Lush Gjergji, i ardhur enkas për këtë rast nga Prishtina, i cili erdhi si bekim nga Zoti në ndihmë të pregatitjes së Festës tonë.

Përveç këtij Komisioni, në pergatitjen e Festës kanë ndihmuar në mënyrë vullnetare dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm anëtarë të tjerë të Këshillit të kishës dhe të Famullisë: veteranët i Kishës, Pjetër Marku Stanaj dheVuksan Junçaj, Pjerin Preka, Fran Shkreli, Ednik Toma, Gjoka Lucaj, Luigj Nilaj, Gjon Pashki etj. 

Kordinatori i festës zoti Lumaj thotë se ky grup vullnetarësh nën drejtimin me competence të plotë nga Ndrec Merdita, bënë të pamundurën që simpoziumi dhe darka solemne të realizoheshin në nivelin më të lartë. Ata u kujdesuan qysh nga pritja, transporti dhe akomodimi i të ftuarve, dekorimi i sallës, shërbimii drekave dhe darkave për miqtë e deri ne do detaj tjeter të nevojshem.

Ai thotë se Famullia Kishës Zoja Pajtore ka një vlerësim dhe faleminderim për Grupin e grave dhe vajzave, të drejtuar nga znj. Gjina Merdita, të cilat punuan me përkushtim nuk pushuan asnjë ditë për shërbimin e ushqimit, pijeve dhe pastrimeve të nevojshme mbas do eventi.

Po ashtu simbas kumtesës që ka publikuar Famullia e Kishës Zoja Pajtore në faqen zyrtare thuhet se me një dihmë të pakursyer kanë dhënë kontributin e tyre edhe grupi këshillit të Kishës së Shen Palit, i kryesuar nga Viktor Dedivanaj dhe Edvin Hoti. Gjithashtu ia vlenë të theksohet me këtë rast se me shumë rëndësi ka qenë harmonia e plotë dhe bashkëpunimi vëllazëror dhe vullneti pozitiv shpirtëror në mes këshillit të dy Kishave shqiptare motra.

Me kohë u pregatit lista e të ftuarve për të marrë pjesë në Festën e Kishës

Pjesëmarrja në këtë kremtim jubilar ishte e madhe. Në simposium morën pjesë rreth 150 vet me persona të njohur të komunitetit që e ndoqën me prezencën e tyre në sallë, ku ranë sy prezenca e hierarkisë së lartë të Kishës Katolike shqiptare si: Ipeshkvi i Prishtinës mons. Dodë Gjergji, kryeipeshkvi i Tivarit, mons. Rrok Gjondheshaj, Biografi i Nënë Terezea, mons. Dr. Lush Gjergji, provinciali françeskan i Nunciatës Shkodër-Mali I Zi, Patër Pashko Gojçaj, përfaqësuesi i Këshillit të Kishës Autoqefale shqiptare të Shën Thomait në Farmington Hills, z. Nikolla Bulka, famullitari i nderuar i pensionuar i kishës së Shën Palit, Dom Anton Kcira, Famullitari aktuali Kishës së Shën Palit dom Fred Kalaj, Diplomati, shkrimtar dhe poeti dissident, ish i burgosri politik, Visar zhiti, Xhakoni i ardhur nga Chicago, Lek Brisku, poeti i njohur shkodran Ramazan Çeka etj

Këta miq të ftuar përfshinin hierarkinë e lartë të kishës shqiptare, trupat dipomatikë të shteteve shqiptare të akredituara në Washington DC, përfaqësues të lartë të shtetit Amerikan, senatorë dhe kongresistë, figura të shquara të komunitetit dhe shoqatave atdhetare.

Në përfundim të kësaj kumtese të Famullisë Kishës Zoja Pajtore, thuhet se ky Jubile ishte projektuar me të gjitha parametrat e një Festë të madhe mbështetur në tre aspekte themelore: Historik, me nje Simpozium Shkencor kushtuar historise së kësaj famullie që nga krijimi i saj deri në këtë përvjetror,  Shpirtëror me një Meshë Shenjte Solemne kushtuar këtij përvjetori, dhe atë Festiv, me një Darkë të madhe mirënjohjeje Gala.