Një copëz mëmëdheu në dasmën e djalit nga Vlora dhe vajzës amerikane
Ceremonia fetare, mbajtur ne nje kishe te ritit te krishtere episkopal mblodhi rreth treqind dasmore qe ishin deshmitare te premtimit bashkeshortor dhe dashurise se pakushtezuar ne sy te Zotit e njeriut. Pas ceremonise fetare e venies se kurores , cifti i ri i shpallur si Z. dhe Znj. Albi Selimaj si edhe dasmoret udhetuan ne juglindje , ne Manassas, ku familjaret kishin zgjedhur ndertesen e darkes dhe vallezimit.
Pas koktejit, fotografive dhe shoqerimit se dasmoreve te kulturave krejt te ndryshme, por bashkuar si Amerikane dhe familjare e shoqeri e dhendrrit e nuses, filloi hyrja ne salle, sipas tradites.
Natyrisht cifti prinderor Selimaj, veshur ashtu sic dine te vishen shqiptaret, ndritshem e me gusto, ishte ai qe ngriti pjesen shqiptare me kembe por edhe prindrit Bedell , veshur dhe ata sipas rastit, ngriten me kembe pjesen tjeter te salles.
Mu kujtua filmi cifti i lumtur per nje moment!
Hyrja e shoqeruesve te ciftit ishte e kendshme dhe shoqeruar me muziken perkatese. Ndersa cifti hyri duke bere nje vallezim te bukur nen tingujt e nje numri muzikor afrikan, si precursor i vallezimit te tyre zyrtar te pare nen tingujt e nje kenge ne gjuhen angleze.
Pas bekimit te ushqimit nga me i vjetri i fisit te nuses, u shtrua darka dhe per ne qe dinim se cvinte me pas, ndjehej nje atmosfere pak ankth, pak gezim, pak kenaqesi…te gjitha bashke. Pra flitej per fillimin e vallezimeve nen tingujt e muzikes popullore shqiptare. Pas fjalimit te babait te nuses dhe pas nje pershendetje te shkurter nga Selimajt, shkova te pyes nenen e dhendrit se kur na donte ne , shoqerine e saj, te hynim ne vallen shqipe. Tha na lini nja pese minuta ne te familjes e hyni pastaj, dhe mbante syte nga hyrja….. Nderkohe DJ qe do te luante muziken shqiptare ishte ulur ne tavoline e ishte pergatitur per surprizen e radhes.
Drejtuesi i darkes, nje mik i familjes se nuses, qartazi nuk e njeh gjuhen shqipe por ama nuk ngaterroi asnje germe kur permes fjalise ne anglisht lajmeroi se mbremja kishte nje surprize dhe njoftoi se ne dasem kishte ardhur , vete Ylli Baka, kengetari me i favorshem e me i dashur i , Albit , dhendrrit pra.
Nderko buciti muzika, Ylli hyri me mikrofon ne dore nga ana e salles dhe filloi te kendonte me urime per martesen. Ai filloi me këngën “ Jam fisnik den bava den”.
Albi natyrisht i super surprizuar, nusja e gezuar pasi e dinte, ajo ishte pjese e planit te surprizes. Ylli shoqerohej nga babai i dhendrrit , i cili doli e morri artistin e madh e te mirenjohur si dhe nga nje mik i familjes qe kish mundesuar kontaktin.
Ajo fjala qe tha nena e dhendrrit te prisnim pese minuta nuk “piu uje” , sepse ishte sikur te ishte ndezur nje flake gezimi dhe askush nuk u permbajt. Te gjithe dolen ne piste e duke kenduar e kercyer. Sidomos te rinjte!
Ylli , natyrisht shume i respektuar e i shume mesuar me aktivitete te tilla ne cdo kohe qe kendoi , qe nga kenget e dasmes e deri ne kenget e fundit te tij te porsa dala ne treg, kenge patriotike dhe per mallin e mergimtarit, dha maksimumin e tij.
Hareja dhe gezimi nuk shihej vetem ne syte e levizjet e valltareve shqiptaro-amerikane, por edhe miqte nga ana e nuses, ku mire ku gabim, u argetuan se tepermi. Per ne nenat e femijeve te rritur ketej ishte kenaqesi te shihnim femijet tane te vallezonin e te gezonin shqip, sic na e do zemra neve. Jo vetem kaq por edhe takimi me familje e shoqeri eshte mese i mirepritur e i deshiruar. Dhe ishin te gjithe te njohur , sepse komuniteti yne gjendet gjithnje bashke ne cdo rast.
Fotografet, sipas nje amerikaneje, paten nje “field day” domethene paten shume material per ta bere videofilmin e dasmes sa me te bukur e me te pasur. Dhe ngazellimi i dukshem eshte material i sakte!
Kenget si , “”Te rrapi ne mashkullore” e deri tek kenga humoristike “Baftjari me raki Skrapari” , shoqeroheshin edhe nga dasmoret dhe e qeshura e gezimi nuk ndalej.
Natrisht nuk mungonte as bujaria me dhurata monetare ne ballin e ciftit dhe kjo ishte gjithashtu nje rast tjeter special per filmuesit e fotografuesit.
Ylli , artisti i dashur dhe i talentuar megjithese kishte udhetuar gjate, dukej sikur ishte clodhur e gati per te rindezur cdo pjese muzikore, sipas radhes.
Sipas planit origjinal, dasma duhej mbyllur me 12 te nates, por njerezit nuk largoheshin dhe Ylli nuk pertoi te kendonte deri ne fund.
Te nesermen vazhdoi festa dhe te pasnesermen perseri nje dreke e kendshme mes miqsh per te percjelle Yllin. Aty une guxova ti beja edhe ndonje pyetje tjeter Yllit modest e te respektuar.
Mesova se ai nuk e diskutoi fare kur i kerkuan nese mund te vinte ne kete dasem kaq larg ne Amerike. Posacerisht pra. E kam bere disa here tha. E ndjen artisti mallin dhe dhembshurine e shqiptareve ne megrim dhe ju sjell sado pak gezim e cmallje. E pyeta nese ishte lodhur, jo me tha. Vijme per gezim.
Kur e pyeta se kur ka filluar shperthimi i tij si yll i muzikes me tha se ka shume vite por megjthe fillimet e hershme, 2004 ishte viti qe e beri shume te njohur . Pra rreth dy dekada ne skene kombetare dhe mbetet sikur e ke nje mik te veter, te njohur prej shume kohesh.
Kur mesoi se une isha nga Cangonji, me tha se kishte shkruar nje kenge per Devollin dhe devollinjte por se nuk ka dale akoma. E falenderova! E pyeta si i qemton fjalet dhe gjetjet. me tregoi se vlereson takimet ne person dhe ato behen frymezim.
Bisedat vazhduan nga tema ne teme, dhe Ylli na pergezoi per ngrohtesinë e shfaqur por edhe per komunitetin e mire e te forte qe kemi krijuar. E falenderuam qe na solli pakez memedhe ne nje dasem dhe i uruam rrugen e mbare. E gjithe kjo ishte per shkak te nje cifti qe u martua por me se shumti per shkak te prinderve te dhendrit qe per hater te djalit bene dicka qe jo cdo kush e ben dendur. Dhe kur kuriozitetet e njerezve shuheshin se “pse dhe si e sa “….Bona , me ate menyren e vet pergjigjej:
“Po te mos ishte Ylli, do ishte dasma njesoj? “ Dhe pergjigja ishte : “Jo!”.
Prania e tij e ndezi atmosferen dhe zjarri i gezmit qofte i gjate e pashterrshme. Yllit i faleminderit, familjes qe na ftoi ne dasem ju faleminderit, e cifti i ri me trashegime!