Prishtinë, 29 tetor 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia metarga legale të Kosovës.
Në një status në Tëitter, Kurti ka thënë se me këtë vendim Qeveria e Kosovës ka dëshmuar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve dhe për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë, që, sipas tij, “ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Kurti ka thënë se ky vendim i qeverisë që e udhëheq ai garanton sundimin e ligjit, në njërën anë, dhe paqen e sigurinë, në anën tjetër.
“Zbatimi i vendimi garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka theksuar Kurti.
Today our Govt approved gradual implementation of the policy on illegal license plates announced in June, which our int'l partners confirm is fully compliant w/ Brussels agreement. The implementation decision ensures rule of law on the one hand, and peace & security on the other. pic.twitter.com/TXV67JpAVw
— Albin Kurti (@albinkurti) October 29, 2022
Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar vendosmërinë “për zbatimin e vendimeve” edhe përkushtimin “për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë” në Kosovë.
Qeveria e Kosovës të premten e ka miratuar vendimin për zëvendësimin e targave ilegale që lëshohen nga Serbia me targa legale të Kosovës. Sipas vendimit të qeverisë, procesi i zëvendësimit të targave do të përfundojë më 21 prill të vitit të ardhshëm.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe vetë sekretari i Shtetit, Antny Blinken, kanë shprehu zhgënjimin që qeveri e Kosovës nuk e përfilli sugjerimin për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat.
(r.m.)