DioGuardi : Mijëra shqiptarë u masakruan nga qeveria greke, të mbijetuarve u mohohet vizita në vendlindje
Nga Beqir SINA – New York
STATEN ISLAND NY: Në kuadër të aktiviteteve të “Nëntorit Shqiptar”, me thirrjen e ish-kongresistit republikan të New Yorkut, Xhozef DioGuardi, do të ketë një “Darkë me Kongresin për Çamërinë” ku pritet të marrë pjesë edhe kongresisti demokrat Gregory Meeks, si dhe ish kongresisti Max Rose, një kandidat për kongresist në Staten Island në zgjedhjet e të martës (8 nëntor).
Kongresisti Meeks kryeson Komitetin e Dhomës për Punë të Jashtme në Kongres që nga viti 2021.
Ish kongresisti republikan i New Yorkut Joseph J. DioGuardi, themelues dhe udhëheqës i të parës organizatë lobiste shqiptare në SHBA, në një mesazh të shoqëruar me një poster u bënë thirrje shqiptarve të New Yorkut dhe shteteve për rreth të bashkohen në takimin e ditës së shtunë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në mbështetje të të drejtave të njeriut në Greqi.
“Mijëra shqiptarë u masakruan nga qeveria greke e vitit 1944. Të mbijetuarve deri më sot u mohohet e drejta për të vizituar vendlindjen dhe për të varrosur siç duhet viktimat që ndodhen aktualisht në varreza masive”, thuhet në posterin e publikuar në rrjetet sociale nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Kontributi i shqiptarëve të Amerikës për mbrojtjen e çështjes çame në SHBA është zhvilluar në harkun kohor që nga viti 1918 e deri në ditët tona.
Ky kontribut që ka vazhduar me dekada të tëra ka treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan qenë një mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare.
Ndërkohë, që figura të shquara patriotike , atdhetare e patriot të vërtet – mes tyre edhe ata të mbijetuar e veprimtar të çështjes çame këtu në Amerikë, përfshirë edhe veprimtarin Sali Bollati çam paramithiot dhe familjen e tij jo vetëm që e mbajtën gjallë çështjen e Çamërisë,por ata u bënë dhe zë i fuqishëm në Washington e New York, në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Sali Bollati një nga të mbijetuarit e masakrës së çamërisë që ka parë vet me syt e tij si fëmijë masakrën greke, në kujtimet e tij të cilat i ka hedhur edhe në një libër thotë : “Hidhërimi im i madh, nuk gjeta dot vendin, ku u varrosën të afërmit e mi: vëllezërit Faruku 5 vjeç, Ferhat 13 vjeç dhe motra Makbule 2 vjeçe, gjyshërit, nëna dhe babai”
Ai tregon se : “66 vjet për t’u kthyer në vendlindje, atje ku kisha lënë nënën, babain, gjyshërit, dy vëllezër e një motër, të gjithë të vrarë nga genocidi grek. Kjo është historia e dhimbshme nga Paramithia e Çamërisë”.
Histori e rrëfyer simbas kujtimeve kur ai Ishte vetëm 7 vjeç, dhe ai ishte larguar nga Çamëria dhe e mban mend mirë atë rrugë të vështirë që përshkoi për të mbërritur në Shqipëri.
Sali Bollati këtë rrëfim e ka bër vazhdimisht madje me guxim edhe në debate në rrjetet sociale, deri në Washington dhe në New York Kommet e Bashkuara dhe organizatën më prestigjize në botë “Human Rights” për treguar por edhe dëshmuar si i mbijetuar në masakrën dhe gjenocidin grek ndaj Çamve në vitin 1944 .
Video e pergatiur në 75 vjetorin e gjenocidit grek ndaj Çamërisë : https://youtu.be/-GotjIpY17U