SHBA deklaron vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Shkup, 19 qershor 2013 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shprehin përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën, në nismen e saj për pjesëmarrje dhe anëtarësim në nismat rajonale.

Kjo mbështje është deklafruar nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Riker, në një takim me ministrin ë Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të zhvilluar gjatë takimit ministror të Kartës së Adriatikut, në Shkup.

Zori Filip Riker se ka vlerësuar progresin në Kosovë dhe ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Ministria e Jashtme e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur se ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet. Ai ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe partneritetin strategjik me SHBA-të.

Ministri Hoxhaj ka vlerësuar kontributin që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

R.M.