Prishtinë, 16 nëntor 2022 – Shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se beson që Këshilli i BE-së do të marrë vendim për procesin e liberalizimit të vizave para përfundimit të këtij viti.
“Kam besim të plotë se nga Këshilli do të merret një vendim për vizat para përfundimit të këtij viti. Shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, ka thënë Szunyog, në tryezën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që u mbajt të mërkurën, në Prishtinë, në organizim të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Shtëpisë së Evropës.
Sipas Szunyog, progresin e Kosovës në procesin e integrimeve e ka penguar procesi i dialogut me Serbinë.
“Arsyeja pse Kosova është ende në proces të stabilizim asociimit është dialogu. Për shkak të punës së pakryer në procesin e dialogut, ne ende i kemi këto sfida”, ka thënë Szunyog.
(r.m.