Lima (Peru), 19 nëntor 2022 – Liderët e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku shumica prej tyre dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.
Të 21 anëtarët e këtij samiti, thanë në deklaratën e 19 nëntori, e cila u lëshua pas në dite e gjysmë bisedimesh në Bangkok të Tajlandës, se kritikojnë konfliktin, dhe trazirat ekonomike globale që ai i ka shkaktuar.
Rusia është një anëtare e APEC-it, ashtu si edhe Kina, e cila në përgjithësi nuk ka kritikuar Moskën.
Deklarata e lëshuar nga krerët e APEC pranoi pikëpamje të ndryshme mbi luftën dhe tha se forumi, i cili i kushtohet kryesisht promovimit të tregtisë dhe lidhjeve më të ngushta ekonomike, nuk ishte vendi për zgjidhjen e konflikteve të tilla.
Por, aty u theksua se konflikti dhe çështje të tjera të sigurisë “mund të kenë pasoja të rëndësishme për ekonominë globale”.
(REL)