IAEA: Centrali bërthamor i Zaporizhjas i shpëtoi për pak katastrofës

Vjenë, 21 nëntor 2022 – Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se centrali bërthamor në Zaporizhja, në Ukrainë, më i madhi në Evropë, i ka shpëtuar përpak katastrofës që mund të shkaktohej nga bombardimet e fundjavës.

Sipas agjencisë, “shpërthime të fuqishme” e goditën këtë central të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse qysh prej fillimit të luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se kushdo që qëllon në central “luan me shumë jetë njerëzish”.

“Ishim me fat që një incident, potencialisht serioz, bërthamor nuk ndodhi”, tha ai, duke e shtuar se “herën tjetër mund të mos jemi kaq me fat”, tha Grossi, të dielën.

Rusia dhe Ukraina vazhdimisht e kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, që gjendet në jug të Ukrainës.

Ky central u pushtua nga Rusia pak kohë pas nisjes së agresionit ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Në muajin shtator Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkoi Rusisë t’i japë fund pushtimit të centralit.

(r.m.)