Prishtinë, 21 nëntor 2022 – SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për dy ditë afatin për fillimin e dhënies së gjobave për qytetarët që qarkullojnë në Kosovë me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeverisë i është kërkuar kjo kohë që BE-ja dhe SHBA-ja të inkurajojnë më shumë palët që të gjejnë zgjidhje.
“SHBA-ja është e shqetësuar që liderët e Kosovës dhe Serbisë sot nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për zgjidhje të krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë për 48 orë dhënien e gjobave për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të inkurajojnë më shumë palët për gjetjen e një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se faza e dytë zbatimit të vendimit të qeverisë për targat, ajo e gjobitjes, do të nisë të martën në orën 8 të mëngjesit.
(r.m.)