Beograd, 22 nëntor 2022 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha më 22 nëntor se Serbia në Bruksel tregoi “sa thellë është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, dialogut dhe kompromisit”.
“E vetmja gjë që ne duam dhe e vetmja gjë që dëshirojnë serbët nga Kosova dhe Metohia është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq”, tha ajo, duke komentuar takimin e Brukselit.
Më 21 nëntor, takimi në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit Vuçiqit, rezultoi pa marrëveshje.
Të martën në mëngjes duhet të fillonte zbatimi i fazës së dytë të vendimit për gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia. Por, Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë pas mesnate, vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e kësaj faze të vendimit, siç kërkoi SHBA.
(r.m.)