SHBA-ja e mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi për targat

Uashington, 24 nëntor 2022 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, përgëzohet marrëveshja e dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Në deklaratë  thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë dialogun si “rrugën më të mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës”.

Shtetet e Bashkuara e mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne përgëzojmë gjithashtu marrëveshjen e dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve në kuadët të dialogut të lehtësuar nga BE. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën më të mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.

Ne e mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe për të ndërmarrë hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Sot, të dyja palët, me lehtësimin e BE-së, bënë një hap gjigant përpara drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në deeklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

(r.m.)