Prishtinë, 24 nëntor 2022 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim mes vendeve.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.
Appreciate the constructive approach and flexibility that resulted in this important agreement between Kosovo and Serbia. The agreement enhances security and advances efforts to normalize relations. https://t.co/cn0ZSaecZ7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 24, 2022
Edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Kryediplomati evropian, Josep Borell, tha se me këtë marrëveshje Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.
(r.m.)