Presidenca çeke e BE-së: Vendimi i ambasadorëve për liberalizimin, lajm i madh për Kosovën

Bruksel, 30 nëntor 2022 – Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

E lidhur me këtë sot ka lëshuar një deklaratë Presidenca çeke, duke thënë se janë kënaqur të kënaqur që kanë ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në deklaratën e Presidencës çeke thuhet se me miratimin e tekstit të sotëm në mbledhjen e ambasadorëve, Këshilli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave me Kosovën.

Tani Këshilli tani do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian që të finalizojë tekstin.

“Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithëve në arritjen e këtij rezultati. Ne përgëzojmë progresin e konsiderueshëm të Kosovës bërë në të gjitha fushat… duke përfshirë fushën e sigurisë së dokumenteve, kufirit, menaxhimit të migracionit, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.

Ne bëjmë thirrje që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave”, thuhet më tej në deklaratë.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Unë jam e kënaqur se kemi ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky është një lajm i madh edhe për Kosovën dhe rajonin. Jam i bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për afrimin mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratën e Edita Hrdá, Ambasadore, përfaqësuese e Përhershme e Republikës Çeke në BE.

(Telegrafi)