Nga Beqir Sina
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar dhe të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nderoi me: “Mirënjohje” miq të kombit tonë, personalitete të shquara të diasporës shqiptare në Amerikë e më gjërë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në dobi të çështjes kombëtare dhe fushave të spikatura me dobi dhe interes publik kombëtar
Sias traditës vatrane në jubileun e saj Federata Panshqiptare e Amerikës Vatran ka deruar në 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me “Mirënjohje”. : Ambasador Frenk Wisner, Ekrem Bardha, Avdullah Hoti, Irfan Hysenbelliu, Adem Belliu, Beqir Sina, Dritan Haxhia, Agim Aliçkaj, Bajram Hajdarmetaj, Sandra Bojaj (Tv Boin), Lulash Palushaj, Anton Raja, Halil Mula, Ruzhdija Axhoviq.
Veprimtari i dalluar i komunitetit Agim Aliçkaj – ishte në mesin e atyre që u nderuan nga Vatra në këtë jubile të madh, dhe kenaqësin për këtë vlerësim e ka shprehur me një mesazh të thjesht në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke shkruar se Dita e flamurit tonë, është festa e madhe kombëtare!
Ai thotë se kjo fest u shpreh me madhështi në mbrëmjen e organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
“Një mbrëmje mbreslënëse që i bashkoi shqiptarët nga të gjitha Trojet tona, nga të gjitha besimet fetare dhe nga spektri i gjërë politik e diplomatik.”
Këtë e shprehën edhe këngëtarët dhe valltarët me këngët, vallet dhe veshjen e tyre të larmishme. Një thesar i pafund, një pasuri kombëtare që na bënë krenar që i takojmë një kombi kaq të lashtë e kaq të ndritur.
Aliçkaj duket se nuk ka shpëtuar dotë atij tundimit të kënaqësisë me nderimin që i ka bër Vatra, deri sa thotë se për atë ishte një befasi e këndshme të marr Mirënjohje nga Vatra për kontribut çështjes kombëtare.
“Borxhi ndaj kombit është i vetmi që nuk lahet kurrë. Vatra nacionaliste e Nolit dhe Konicës na ngroh dhe bashkon zemrat.
Gëzoft dhe festoft për jetë e mot kombi shqiptar! DREJT BASHKIMIT KOMBËTAR!” shprehet Agim Aliçkaj,