Resorti që cilësohej “Perla e Adriatikut” po kthehet në rrënoja

Tiranë, 4 dhjetor 2022 – Pak ditë më parë ishte “Perla e Adriatikut” pasi renditej si një ndër resortet më elitare në vend, kurse sot “Prestige Resort” po shndërrohet në gërmadhë.

Fadromat e IKMT-së prej 4 ditësh vijojnë shkatërrimin e paligjshëm në këtë resort, i cili ndonëse është me leje që prej 2016-ës, po shembet padrejtësisht. Siç shihet dhe nga pamjet që publikon BalkanWeb vijon aksioni i orkestruar me regji nga institucionet shtetërore në shkelje të plotë.

Me urdhër të kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Biçi, punonjës të IKMT-së, forcat xheniere po punojnë pa ndalim, edhe gjatë natës, për të vendosur në kolonat e ndërtesës, dhe më pas do të bëhet një shpërthim i komanduar, duke ia lënë vendin paligjshmërisë.

(BalkanWeb)