Primaret në PD për Tiranën: Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh

Tiranë, 5 dhjetor 2022 – Dje Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për Primaret, nga ku do të dalin dhe kandidatët për kryetarë të bashkive për zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit.

Vëmendja kryesore e anwtarwsisw dhe sdimpatizantwve tw PD-sw është përqendruar në Tiranë, ku do të ketë balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Ata kanë dalw të parët nga 7 kandidatët që ishin në garë, por asnjëri nuk ka fituar mbi 50 për qind të votave, siç përcaktohet me rregulloren për Primaret.

Në balotazh do të shkojnë edhe kandidatët që kanë dale të parët edhe në Dibër, Mirditë, Librazhd e Fushë-Krujë.

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve do ta caktojë datën e zgjedhjeve tw Primareve nw bashkitw që kanë dalë në balotazh. Tash  për tash nuk ka ende ndonjë datë për procesin e balotazhit/

Ndërkohë, janë konfirmuar kandidatët për kryetar bashkish në disa rrethe. Igli Cara ka fituar në Durrës dhe Zija Ismaili në Berat.

 Partitë kanë afat deri më 6 mars të regjistrohen në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, ndërsa regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkish duhet ta bëjnë deri më 27 mars.

(r.m.)