Vuçiq: Vendosa të vij në Tiranë që të tregoj çfarë mendojmë

Tiranë, 6 dhjeto 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte thënë se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, tha se janë një sërë çështjesh që e kishin vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në këtë samit. Ai tha se vendimi për pjesëmarrje është marrë pas konsultimeve të zhvilluara në Serbi dhe theksoi se ky samit është një rast i mirë që Serbia të shprehë pikëpamjet dhe qëndrimet e saj.

“Ka një sërë çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, për çështjen e dialogut. Kjo ishte arsyeja kryesore (për vënien në pikëpyetje të pjesëmarrjes). Por, pas konsultimeve brenda Serbisë, vendosa të vij dhe do të kemi sot një mundësi të them këtu çfarë mendojmë. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe ndaj procesin e integrimit në BE, por na duhet të mbrojnë interesat tona shtëtërore e kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë”, tha Vuçiq.

Ai tha se në samit do të paraqesë qëndrimin tashmë të njohur të Serbisë për Kosovën.

“Serbia është vend i pavarur. I dimë detyrimet tona në rrugëtimin tonë drejt BE-së, i njohim detyrimet për harmonizimin e qëndrimeve tona me vendimet e BE-së, por ne e kemi një situatë të ndryshme përsa i takon integritetit territorial të Serbisë, i cili është shkelur në mënyrë të tmerrshme më 1999 dhe më 2008. Do ta diskutojmë këtë sot”, tha ai.

I pyetur në lidhje me kritikat e BE-së ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë, Vuçiq rikonfirmoi se Serbia është shumë e afërt me Rusinë.

“Serbia është shumë e afërt me Rusinë. Për dikë është lehtë të na kritikojë e të na thotë se jemi të afërt me Rusinë. Kjo është si ajo shprehja ‘ke arsye e mjaftueshme për të kritikuar dike, kur s’ke asgjë për të shtuar”, tha Vuçiq.

(r.m.)

ëndrimin tashmë të njohur të Serbisë për Kosovën.