Presidentja Osmani shtyn për në prill zgjedhjet lokale në veri

Prishtinë, 10 dhjetor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bër të ditur se ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër kemunat veriore për 23 prill të vitit 2023. Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – zgjedhjet ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Presidentja Osmani e ka marrë këtë vendim pas një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike. Ajo ka thënë se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë të partive politike dhe se mkëtë rast është marrë parasysh edhe raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, ka thënë ajo, në konferencë për media, pas takimit.

Zonja Osmani ka thënë se ajo ka kontaktuar Bashkimin Evropian për t’i kërkuar mbështetje për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në veri, por nga Brukseli ka marrë përgjigje se nuk do të kishte mundësi të mbekëqyte zgjedhjet, për shkak të afatit të shkurtër kohor. Ajo ka thënë se deri më sot asnjë organizatë vendore nuk kishte shprehur gatishmëri për vëshgimin e procesit zgjedhor

“Pra, këto zgjedhje do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar apo edhe vendor”, ka thënë Osmani.

Ditët e fundit në veri të Kosovës kanë ndodhur disa incidente, të shkaktuara nga grupe serbësh. Të enjten është plagosur një polic i Kosovës, ndërsa të shtunën janë bllokuar rrugët drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve  në veri, për shkak të tensioneve atje.

(r.m.)