Dhjetra shqiptarë protestojnë, dënojnë ngjarjet e fundit në Mitrovicë, dhe kundërshtojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Nga Beqir SINA
NEW YORK
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, bllokimi i rrugve dhe vendimi i qeverisë së Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, kanë ngritur shqiptarët e Amerikës për të protestuar duke zgjedhur mjedisin para kangjellave të Misionit serb në qytetin e Nju Jorkut.
Dhjetëra shqiptarë nga zona e Tri-Shteshit, dje, në mesditë, u mblodhën pas një thirrjeje të bërë në rrjetet sociale prej organizatës joqeveritate “Rrënjët Shqiptare” me themelues dhe drejtues të saj Marko Kepin, para ndërtesës së Misionit të Përhershem së Serbisë, në OKB, në Rrugën e 35të.
Protesta paqësore synonte të rriste vëmendjen e opinionit dhe institucioneve amerikane, si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së, ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Protesta e cila zgjati më shumë se një orë u mbajt me moton “Jemi Një”.
Marko Kepi dhe Bujar Gjata, që u morën me organizimin e saj thanë se kjo protestë kishte si qëllim dënimin për krimet mustruoze serbe të bëra gjatë luftês në Kosovë, (vrasjet, torturimet, përdhunimet, shkatërrimet dhe plaçkitjet), dhe, padrejtësitë ndaj shqiptarëve të cilat janë bërë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Dhe, për të treguar thanë ata, se ne (shqiptarët) jemi përsêri këtu për të protestuar dhe ngritur zërin tonë sa herë që ta kërkojë Kosova dhe çështja shqiptare.
Me pankartat: “Stop racizmit dhe shovinizmit- Serbisë nga Mitrovica, Serbia kërkon luftë – Shqiptarët duan vetëm paqe- Bill Clinton kemi nevojë për Ju, Serbisë i mungon NATO- Nuk ka dialog me Serbinë – derisa të njihet pavarësia e Kosovës – Toka shqiptare meriton Lirinë- ”, si dhe valvitjen e flamurve shqiptar e flamujt amerikan, protestuesit vazhduan duke hedhur fuqishem parrulla anti-serbe e kënduar këngë të njohura patriotike gjatë protestës.
Në lartësinë e ballkonit të ndërtesës përballë misionit serb, ashtu si 8 vjet më parë u valvit në qiellin e Beogradit, mbi kokat e tifozëve serb nga një dron, flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”, nga një protestues me një stek të gjatë u valvit flamuri i Shqiperise Etnike, gjatë gjithë protestës me njëjtat ngjyra dhe simbole.
Ndërkohë që në pjesën më kulminante të kësaj protesete, protestuesit shpalosën dhe vendosën para godinës së misionit serb, edhe flamurin gjigand kuq e zi – duke e « mbuluar » pjesën e përparme të godinës dhe në grup duke e valvitur atë dhe thirrur “Kosova është Shqipëri”.
“Kjo protest është për gjakun e fëmijëve, dhe grave të pafajshme të masakruar nga serbët”, shkruhej në një prej parrullave të protestuesve.
Protesta e siguruar nga leja e policisë njujorkeze ka përfunduar pa ndonjë incident dhe ishte mjaft paqësore. Aty në pjesën hyrëse të Misionit të Përhershem të Serbisë në OKB, protestuesit ngjiten pankartat në kangjellat e “gardhit” rrethues :“Stop racisem and shovinizem »- « Serbia hands of from Mitrovica, » « Serbia Wants War – We Want Peace »- « Wher is Bill Clinton – When You Need Him »- « Serbia Misses NATO »-« No Dialog With Serbia Until Kosova Independence is Recognized » – « Albanian Land Deserve Freedom-”.