Kiev, 19 dhjetor 2022 – Administrata ushtarake e Ukrainës tha të hënën se kryeqyteti Kiev u sulmua me dronë nga forcat ruse.
Oleskiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, tha se sulmet dëmtuan infrastrukturën dhe disa shtëpitë private.
“Vendi terrorist vazhdon luftën e tij kundër popullsisë civile”, tha ai në një postim për Telegram.
“Ne do të kapërcejmë gjithçka”, theksoi ai.
Sulmet u kryen disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjet drejtuar aleatëve për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus.
Forcat ukrainase thane se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore i kanë rrëzuar 15 dronë “Shahed”, të prodhuar në Iran.
Rusia ka përdorur vazhdimisht dronët për të sulmuar Kievin dhe qytetet tjera të Ukrainës.
Presidenti Zelenskyy, të dielën në mbërmje, se forcimi i mbrojtjes ajrore është një “përparësi e vazhdueshme” e administrates së tij. Ai u bëri thirrje vendeve aleate të dërgojnës në Ukrainë sisteme modern të mbrojtjres ajrore.
“Duke na ndihmuar të mbrojmë plotësisht qiejt tanë, duke na ofruar sisteme më moderne të mbrojtjes ajrore në numër të mjaftueshëm, ju mund t’ia hiqni nga duart shtetit terrorist instrumentin e tij kryesor të terrorit”, tha presidenti Zelenskyy.
“Ky do të jetë një nga hapat më të fuqishëm që do të afrojë fundin e agresionit. Rusia do të detyrohet të ndjekë rrugën e ndërprerjes së agresionit, kur nuk mund të ndjekë më rrugën e sulmeve me raketa”, theksoi ai.
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, i tha të dielën televizionit ABC News se sulmet ruse nga ajri nuk mund të përballohen pa sisteme modern të mbrojtjes ajrore.
“Ne po e shohim se çfarë ndodh kur nuk kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore”, tha ajo.
Ambasadorja Markarova tha se gjysma e rrjetit energjetik të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse.
“Duhet ta ndalojmë. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është forcim i mbrojtjes ajrore kudo në Ukrainë”, tha ajo.
Zyrtarët amerikanë thonë se po planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë një bateri të mbrojtjes ajrore raketore “Patriot”, për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve ajrore ruse. Por,deri më tani nuk ka ndonjë hap konkret.
Rusia ka reaguar me hidhërim ndaj planit të paralajmëruar të Shteteve të Bashkuara. Ajoe kacilësuar këtë si një provokim që shton përfshirjen e SHBA-së në konflikt.
(Sipas Zërit të Amerikës dhe REL)