Në një zhvillim historik, një ish-president amerikan u referua me akuza të shumta penale në Departamentin e Drejtësisë
Denion Ndrenika,
Korrespondent i “Report TV”, SHBA
Ish-presidenti Donald Tramp, u referua me akuzat penale përfshi kryengritjen dhe pengimin e një procedimi zyrtar dhe komploti për të mashtruar qeverinë federale, nga i njohuri “Komitet i 6 Janarit”.
Akuzat ndaj Trampit:
1-Kryengritje;
2-Pengim i funksionit të ligjshëm të qeverisë;
3-Përpjekje për të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit;
4-Komplot për dëshmi të rreme.
Ky Komitet i Dhomës së Përfaqësuesve që sulmin në Kapitol Hill në 6 janar 2021 pasi zoti Tramp nuk njohu rezultatet humbëse të zgjedhjeve përballë fituesit Xho Bajden, president në detyrë.
Paneli i Komitetit në seancën e fundit publike, shumorëshe të hënën deri në mbrëmjen e vonë me orën e Shteteve të Bashkuara, iu referua akuzave të ngritura në procese gjyqësorë të Departamentit të Drejtësisë.
Komiteti i Zgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve i referoi akzuat kundër zotit Tramp kur votoi të hënën raportin përfundimtar.
Republikani Beni Tompson (Bennie Thompson), kryetar i Komitetit njoftoi se raporti përfundimtar do të jetë gati të dale të mërkurën më 21 dhjetor.
Zoti Tramp u bë i pari president në detyrë që u përpoq të vidhte votën për një mandat të dytë, raportoi CNN duke iu referuar “Komitetit të 6 Janarit”.
Për këtë raport që do të studiohet ndër breza, zoti Tompson tha se “transkriptet dhe dokumentet shtesë do të publikohen përpara fundit të vitit”.
Gjatë punës trupa gjykuese pyeti më shumë se një mjijë dëshmitarë që jane hedhur në mijëra faqe dhe duhen transkriptuar, qindra orë xhirime filmike (duke përfshirë dëshmitarët) për t’u publikuar shpejt.
Sipas CNN-it, këto publikime të ardhshme do të ofrojnë ushqim për kritikët e zotit Tramp, por do të plotësojë gjithashtu një kërkesë kryesore nga disa prej aleatëve të ish-presidentit Trump, me qëllim që paneli të zbulojë kontekstin e plotë të intervistave të tij. Ndaj, deeri në këtë pikë, paneli ka qenë shumë përzgjedhës se, cilat fragmente të intervistave të dëshmitarëve u dhanë në seancat dëgjimore publike.
Referimet megjithëkëtë kanë karakter simbolik, sepse Komitetit i mungon fuqia prokuroriale, ndërsa Departamenti i Drejtësisë nuk ka nevojë të marrë referime nga Kongresi për të hetuar krime.
“Garancia e transferimit paqësor të pushtetit është në zemër të Republikës sonë. Anëtarëve të Kongresit u kujtohet 6 Janari, teksa kjo çdo në Kapitol Hill, ku 8 tablo pikturash madhështore detajojnë ditët më të hershme të Republikës sonë. Piktura e autorit John Trumbull përshkruan momentin në 1793, kur George ëashington dha dorëheqjen nga komisioni i tij, duke ia dorëzuar Kongresit kontrollin e ushtrisë kontinentale. Trumbull e quajti këtë “një nga mësimet më të larta morale të dhëna ndonjëherë në botë”. Me këtë akt fisnik, Xhorxh Uashingtoni krijoi shembullin e domosdoshëm të transferimit të paqes të pushtetit në kombin tonë”-tha nënkryetarja.
Pas zgjedhjeve të ndërmjetme të tetorit, katër nga 9 anëtarët e Komitetit, nuk do të kthehen më në Kongres, pasi ky organ i tashëm do të mbarojë mandatin në 3 janar 2023.
Megjithatë, hetimin e Departamentit të Drejtësisë, e mbikqyr Këshilltari i Posaçëm, Xhek Smith i emëruar prej Prokurorit të Përgjithshëm, Merrik Garland (Merrick Garland).
Katër anëtarët që largohen jane nënkryetarja republikane Liz Cheney, republikani Adam Kinzinger, demokratja Stephanie Murphy, e cila del në pension dhe demokratja Elaine Luria.