Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Balidemaj! 100 Vjet Mandela i Plavës dhe i Gucisë!
Nga Keze Kozeta Zylo
Ne jeten time kam pasur fatin te takoj fizikisht vetem dy njerez shqiptare qe kane mbushur nje shekull, Bace Balidemaj dhe Nene Nadire Kerkutin. Ajo ishte nena dibrane, tashme e ndjere per te cilen shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”. Ndersa per t’I kujtuar ne ditelindjet shekullore ne qiell, kane qene per Burrin e ndritur te persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin qe nuk arriti te jetonte nje shekull, por i festuam ditelindjen e nje shekulli (Kozeta Zylo)
Baca Balidemaj ngrihet si një hero në sytë e mi, ai është frymëzim për gjeneratat e tjera, jo për shkakun e moshës së tij, por për shkakun e qëndrimit si BURRË, në burgjet serbe që i morën një pjesë të jetës së tij.
Baca Balidemaj luftoi me pushkë në dorë edhe kundër bishës naziste. Në demonstratat e studentëve të Kosovës në vitin 1981 mori pjesë së bashku me ta dhe arrestohet nga serbët.
Është piloti i parë shqiptar ne Zagreb ku filloi punën si shqiponjë e qiejve në vitin 1948.
Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pashterrshme edhe pse është në këtë moshë të thyer, ndonëse pamja e tij ma heq nga fjalori “pleqërinë”.
Ai është shqiponjë, është shqiponjë që vetëm fluturon hapësirave pafund!
Bacën sa herë që e takoj në aktivitete të ndryshme nuk pret të vesh ta takosh, por me një sjellje prej një xhentëllmeni të vërtetë vjen dhe të puth dorën, më pyet pë shendetin dhe pastaj fillon tregon histori aq interesante, saqë shpesh herë më rrëmben rrëfimi i Tij dhe harroj përse kam shkuar në aktivitet.
Sa mire bëj që dëgjoj bacën, ose siç i thonë:
Mandela i Plavës dhe i Gucisë!
Në jetën time kam pasur fatin të takoj fizikisht vetëm dy njeëz shqiptarë që kanë mbushur një shekull, Bace Balidemaj dhe nënë Nadire Kërkutin. Ajo ishte nëna dibrane, tashmë e ndjerë për të cilën shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”. Ndërsa për t’i kujtuar në ditëlindjet shekullore në qiell, kanë qenë për Burrin e ndritur të persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin që nuk arriti të jetonte një shekull, por i festuam ditëlindjen e një shekulli.
Për ju Bacë Balidemaj
Plot 100 vjet më parë,
Lindi Biri i Dardanisë
Në Martinaj të Gucisë.
Ku nënlokja i dha sisë.
E përkundi dhe i tha:
Bir ta duash vendin tënd,
Kudo që të hedhësh hapin,
Të rëndojë si burrë i rëndë!
Bacë Rexhepi ndër furtuna,
Shqiponjë e parë në fluturim,
Iu tha serbëve: Këtu ka burra,
S’mund ta prekni vendin tim!
Ç’luftra panë sytë e tij,
M’i tregon vetë plaku i Arbërit,
Me nazizëm, serb e djaj,
Kurrë nuk ndali dhe as po ndal…
Ti mësonjësi i qëndresës,
Si baladë e këngës labe,
Abetaren e kujtesës,
Do ta këndoj në festivale.
Bacë Rexhepi një burrë i rrallë,
Krenari ta kesh një shekull,
Është memorja jonë e gjallë,
Është Hero, është tempull.
Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Rexhep Galin Balidemaj!
Fund Dhjetori, 2022
Staten Island, New York
Baca Rexhep Gali Balidemaj,
Të urojë nga zemra të presash dhe të gëzosh edhe shumë ditëlindje tjera, i shoqëruar nga shëndeti i ëmbël dhe i plotë, si dhe dëshira të përmbushura, njerëzore dhe kombëtare!
Duke të Uruar Vitin e Ri 2023, bashkë me përqafimin, në shenjë falënderimi për mësimet dhe kurajën që vazhdon të na e jepesh, me qëndresën Tuaj plotë dinjitet!
Sejdi Veseli, Prishtinë
Baca Rexhep Gali Balidemaj,
Të urojë nga zemra të presash dhe të gëzosh edhe shumë ditëlindje tjera, i shoqëruar nga shëndeti i ëmbël dhe i plotë, si dhe dëshira të përmbushura, njerëzore dhe kombëtare!
Duke të Uruar Vitin e Ri 2023, bashkë me përqafimin, në shenjë falënderimi për mësimet dhe kurajën që vazhdon të na e jepesh, me qëndresën Tuaj plotë dinjitet!
Sejdi Veseli, Prishtinë