Kryetari i KKD, Mark Gjonaj gjatë gjithë fjalës së tij hapësi ritheksoi disa herë rëndësinë e lidhjes që duhet të ketë Diaspora me vendinorigjinën e saj
Gjeografia mund të na ndajë, por është gjuha, historia, kultura e dashuria për kombin tonë që na bashkon.
Diaspora luan një rol të madh në ruajtjen e gjuhës, identitetit e trashëgimisë që kemi në vendlindjet tona.
Por jep kontributin e saj edhe në kulturë ekonomi dhe jetën sociale. Që të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten dhe për brezat e ardhshëm, në vendlindjet tona, që të munden brezat e ardhme që ta gëzojnë.
Diaspora nuk sheh ndonjë diferencë mes shqiptarëve prej krahinave dhe trojeve shqiptare, as nuk sheh një diferencë me qytetarët e atyre trojeve, sipas Shqipërisë dhe Kosovës. Ne shohim interesin e të qenit të bashkuar. Një gjë që na lidh dhe që të fitojmë nga njëri tjetri, sepse e dimë që kur punojmë sëbashku, realizojmë gjëra madhështore.
Dua të kujtoj sakrificën kur nisëm djemtë e vajzat të luftonin për çlirimin e Kosovës. Një tjetër shembull është lobimi që bëjmë në qeveritë e vendeve të tjera për të mirën e për të ardhmen e popullit tonë dhe për nevojat e çështjeve kombëtare të shteteve tona.
Roli i Diasporës duhet të njihet dhe të vlerësohet. Diaspora nuk është një eksperiment social por as një bankë për lek, Diaspora është një grup madhështor me forcë, me influencë e me shumë vlerë.
Një përqindje e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë trojeve shqiptare.
Të dhënat e INSTAT në vitin 2020 raportojnë për 1.6 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit, 37 % e popullsisë.
Ka ardhur dita dhe koha që Shqipëria të çel dyert, të na “përkëdheli” si partnerë, e si një aset të vlefshëm.
Nderojeni Diasporën sepse jemi një thesar Kombëtar, Investoni te ne që ta mbajmë gjuhën traditën kulturën gjallë.
Mos na tregoni së sa na doni, por na e tregoni se sa shumë në doni. Na e tregoni duke na mundësuar të drejtën e Votës. Na jepni të drejtën që Diaspora të përmbushë obligimin e saj dhe përgjegjësinë e saj qytetare.
Mos u vononi me aktet nënligjore, është një e drejtë. Një shprehje thotë, “Drejtësi e Vonuar është Drejtësi e Mohuar”, pra mos i vononi aktet nënligjore.
Bashkëpunimi me Diasporën duhet bërë për të pasur një influencë në të ardhmen, për ata shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera, e që për mendimin tim kanë për të qenë partnerë në ndërtimin e së ardhmes për shqiptarët. E ardhmja e Shqipërisë.
Unë jam i sigurt që ky takim dhe punët e tjera që kemi në të ardhmen vetëm kanë me na bashku dhe me na lidh më shumë me vendlindjen dhe me njëri-tjetrin. (AlbUKtv)