Nga Mimoza Dajçi
Ngase dëshërojmë të lexojmë ngjarje vetëm të gëzuara me përfundime pozitive, por rëndom nga jeta e përditshme dëgjojmë edhe histori tronditëse. Qindra gra e vajza nëpër botë përjetojnë vuajtje e drama nga më të ndryshmet nga bashkëshortët apo kalimtarët meshkuj në rrugë. Prandaj mijra prej tyre janë tej mase të tronditura e të traumatizuara për çfarë ndodh përreth, ku shqetësim i madh janë lëndimet, dhunimet, përdhunimet e keqtrajtimet nga meshkujt ordinerë e kriminelë.
Do të habiteni, por kjo ngjarje që do t’ju rrëfej ka ndodhur në ëndërr, por që të tilla ndodhin sigurisht vërtetë. Pa pritur shfaqen edhe në ëndërr e të turbullojnë gjumin.
Iva kishte kryer studimet e larta në psikologji, punë në profesionin e saj akoma nuk kish gjetur. Për t’i ardhur në ndihmë vetes e familjes punonte shitëse në një dyqan rrobash, në jug të vendit. Puna e parë që j’u ofrua e pranoi, pasi nuk është e lehtë të gjesh punë, paçka se mund të kesh në xhep edhe dipllomën e shkollës së lartë.
Shtëpinë e kishte paksa në periferi të qytetit. Të nesërmen fillonte punë si moderatore në televizionin lokal të qytetit. Me padurim dhe shumë e emocionuar mbylli qepenat e dyqanit. Dy vite shitëse në atë dyqan. Kish punuar me ndërgjegje, saqë pronarja e dyqanit përpara se të largohej i tha: “Iva, je kurdoherë e mirëpritur, nëse mbetesh përsëri pa punë, derën e ke të hapur tek ky biznes, por të uroj sukses në dëshirat e kërkesat e tua për jetën”.
Jashtë sapo kish filluar të errej. Autobuzi i linjës nuk po dukej. Nënën e kishte të sëmurë në shtrat e Ivës i duhej të nxitonte. Nuk priti më dhe u nis me këmbë për në shtëpi. Ecte me gjak të ngrirë nga frika mos ndonjë njeri i keq do t’i priste udhën…. Rruga ishte pa trotuarë. Ecte, vraponte, ndalonte, merte frymë thellë e përsëri vraponte. Autobuzi nuk dukej. Në anë të rrugës ecnin tek tuk kalimtarët e rastit, pa pritur përballë saj u shfaqën tre djem të rinj, adoleshentë. Iva vinte imcake, por vajzë simpatike, tërhiqte syrin e kujtdo, kështu edhe djemve nuk i shpëtoi sharmi i saj.
Vijoi të ecte, por me një hap më të shpejtë. Djemtë ndaluan për një çast, diç biseduan dhe njëri prej tyre i doli përpara, fillojë të kërcente e të këndonte, ai që ishte në mes j’u afrua dhe e kapi fort nga krahu. Iva fillojë të ulërasë. Djali nuk ja lëshonte dorën, e tërhiqte më shumë nga vetja. Iva i gjuajti me shqelm, ai e goditi. Aty afër kaluan disa djem të tjerë, edhe pse Iva i kërkoi ndihmë askush nuk ndaloi për t’a shpëtur nga kthetrat e kriminelëve. Ju sulën të tre. Iva ulëriste.
Ndihmë, ndihmë!
Por askush nuk po kalonte aty pari. Në krye të rrugës u pa një burrë tek të 60-ve me dy djem të rinj, që shtynin një karrocë ngarkuar me dërrasa.
Më ndihmoni ju lutem ju përgjërua Iva.
Mirë tha burri dhe ju afrua djemve. Ata për momentin dëgjuan se çfarë do t’i thoshte kalimtari.
Unë s’kam kohë të merem me ju, kam biznesin tim, i tha dhe u largua.
Djemtë qeshën dhe ju sulën përsëri vajzës. E shtrinë me forcë përdhe.
Iva ulërsite me zërin e mekur e të sfilitur nga tmerri i tha: “Ju lutem më lini, nesër filloj punë në televizionin e qytetit dhe do t’ju ftoj në emision, por që nuk do të flas fare mbi këtë ngjarje”.
Premton e pyetën ata, se ndryshe të piu e zeza.
Premtoj i tha ajo.
Ha ha ha qeshën djemtë, kur papritur një grusht rrëzoi si pupac njërin prej tyre në tokë. Një grua bjonde me flokë të gjatë, pasi kishte parë skenën e rëndë kish nxituar dhe goditi në zverk me grusht njërin prej tyre, dy të tjerët shtangën. Gruaja me lëvizjet e saj perfekte ngriti pothuajse në ajër dy të tjerët dhe arriti të largojë vajzën nga duart e tyre.
Iva filloi punë si moderatore në televizionin lokal, por fjalën e “mbajti” në studio kish ftuar tre djemtë që e kishin lënduar.
Tre adoleshentët qëndronin ulur në studio në pritje për t’u bërë të famshëm, kur moshatarët e familjet e tyre do t’i shikonin në një emision televiziv. Ishin qethur, veshur bukur, dukeshin si djemtë më të sjellshëm të lagjes. Përballë tyre Iva dhe prozhektorët e fuqishëm të kamerave televizive. Ndërkohë në studio hynë tre burra të armatosur me uniformë policie, të cilët morën djemtë dhe u larguan me ta. Pas kuintave qëndronte edhe gruaja me flokë të gjatë e të verdhë. Iva nuk gjente fjalë për të falenderuar Heroinën, që i shpëtoi jetën nga kriminelët e rrugës. Zonja me veshje civile ishte punonjëse e forcave të rendit….