Londër, 4 janar 2023 – Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe.
Sipas njoftimit nga zyra e Sunakut, biseda mes liderëve ndodhi më 3 janar, pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia.
Rusia që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.
Sunak vizitoi për herë të parë në Kievin në nëntor, pasi mori detyrën në fund të tetorit.
Gjatë vizitës në Ukrainë, ai tha se Londra do t’i jap Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson kishte deklaruar në korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.
Këtë e kishte thënë edhe pasardhësja e tij, Liz Truss, e cila qëndroi në pushtet vetëm 44 ditë.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar individë të ushtrisë iraniane dhe kompani të mbrojtjes, për përfshirjen e tyre në furnizimin e Rusisë me dronë iranianë.
(REL)