Tiranë, 9 janar 2023 – Detaje të reja nga hetimi për pastruesen Rozeta Dobi, e cila bashkë me të birin vodhën qindra mijëra euro nga banesa ku punonte si pastruese, e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtarje të lartë në Kryeministri.
Burimet bënë me dije se përveç shumave të mëdha rë parave cash dhe mallrave të vjedhura që janë gjetur në banesë, Dobi rezulton të ketë edhe llogari bankare. Gjatë hetimit asaj i janë gjetur edhe disa llogari bankare me shuma të konsiderueshme të cilat pritet të bëhen publike.
Sot Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi dolën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.
Rozeta ka thënë se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi.
Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.
Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.
(Balkanweb)