HOMAZH NË 17-VJETORIN E AMSHIMIT TË PRELATIT TË IPESHKËVISË SË KOSOVËS, IMZOT MARK SOPI

Shkruan: Lekë Mrijaj

Siç e kanë thënë edhe shumë mendjendritur, teologë, filozofë e historianë të tjerë para nesh, se “historia është dëshmitare e vërtetë e kohërave“, „dritë e së vërtetës“, „jetë e kujtimit“, „mësuese e jetës“, „lajmëtare e lashtësisë“, kështu që ajo nuk do të duhej t’i harrojë për asnjë çast rrezet e dritës jetësore të atyre që ishin “PRO DEO ET PATRIA” („PËR ZOT E ATDHE“), siç ishte edhe figura emblematike dhe karizmatike e prelatit të Ipeshkëvisë së Kosovës, atdhetari ynë, Imzot Mark Sopi, i cili është edhe pasardhës i „Martirëve të Karadakut“ qe me krenari nga momentet e para të thirrjes së tij meshtarake,  i vetëdijshëm, me plotë dëshirë, me vullnet dhe gëzim iu përgjigj thirrjes së Zotit për ta ndjekë atë, po edhe përmes kryqeve që do i ketë në jetë qe i barti pra të të njëjtin Kryq ipeshkvor që e kanë mbajtur me dinjitet, krenari e dashuri dikur edhe paraardhësit e tij, etër të kishës katolike shqiptare, katekist e atdhetar si: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Atë Shtjefën Gjeçovi, Imzot Nikë Prela… Imzot Mark Sopi, me krenari ka mbajtur edhe reliken e ipeshkvit, bariut shpirtëror të dioqezës sonë dhe vijuesit të denjë e burrit të madh të kombit shqiptar, që do thotë se e tërë motoja e tij e përmbledhur, ishte: Feja, Shpresa, Dashuria, e identiteti i përgjithshëm kombëtar nën binomin: “PRO DEO ET PATRIA” ( për Zot e Atdhe) të cilin binom e lidhi me binomin cilin e mori me rastin e shugurimit për Ipeshkëv e që ishte; „PER CRUZEM ET LUXEM“, gjë që pasqyron rrugëtimin e tij, dhe të paraardhësve të tij martirë, por edhe rrugëtimin e popullit shqiptarë në përgjithësi, me një fjalë e tërë jeta e ipeshkvit tonë të dashur, bariut tonë shpirtëror ishte: „Pro Deo et Patria“ dhe „Per Cruzem ad Luxem“ (Përmes Kryqit deri te Drita). Kuptohet fort i frymëzuar në veprat e të parëve të tij; „Ora et labora“ (Lutu e puno), dhe të apostujve e rilindësve kombëtar, zuri vend të spikatur në piedestalin e prelatëve, intelektualëve e atdhetarëve të mëdhenj të kauzës kombëtare.

Kulmi i influencës së tij u shfaq qysh si meshtar i ri në Ferizaj, mirëpo theksohet më tepër që nga viti 1974, deri në vitin 1991, ku me përkushtim, sakrifica e vetëflijim por mbi të gjitha me dashuri shërbeu në Kishën e “Shën Gjon Pagëzuesit”, në Zllakuqan. Në Zllakuqanin e Lugut të Drinit, bëri shërbime pa e kursyer vetën e tij për asnjë moment, ndër të cilat duhet theksuar; organizim e jetës baritore, katekizëm, ndërtimin e Kishave, kapelave, renovimin e tërësishëm të Kishës së “Shën Gjon Përgëzuesit”,  përgatitjen e atyre (djem e vajza) që ishin të thirrur për mision meshtarak e rregulltarë,  themelimin e dy famullive të reja, të Klinës dhe të Budisalcit.  Ishte ndër njerëzit dhe intelektualet më me influencë dhe autoritet dhe iu printe si „kryekrushk“ „krushqve pajtimtarë të gjaqeve“ meqë e dëshironte pa asnjë kusht faljen dhe pajtimin, lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptarë, aksion ky që kryesohej nga prof. Anton Çetta dhe bashkëpuntorëve të tij nga elita intelektuale e rinore shqiptare e Kosovës. Imzot Mark Sopi në famullin e Zllakuqanit, shërbeu me përkushtim për gati dy dekada tashmë ndjente thirrje që t‘iu dal në ndihmë vëllezërve e motrave në Shqipëri pas lirisë fetare. Dhe vullnetarisht kërkoi të shkoj atje, kurse duke i njohur kërkesat e nevojat në Shqipëri , Imzot Nikë Prela, ipeshkëv i dha dekretin për një mision apostolik tjetër shtesë d.m.th sojit të Shën. Palit në shtegtim për në Shqipëri, në mbjellje të farës mirë të fesë, shpresës, dhe dashurisë për shëlbim e shpëtim të njeriut, të dhurojë atë që vetë e kishte pranuar si hir.

Aty ku shtegtoi Prelati ynë, në Durrës e Milot (1991-1994), me jetën e tij konkrete mbolli me sukses të madh, frytet e asaj fare të mirë ku njeriu duhet të jetë i lirë e të jetoj në paqe, mirëkuptim e dashuri, të luftoj të keqën dhe varfërinë. Në gjitha këto shërbime tregoi me jetë e vepra se liria është parakusht i mirëqenies, dashurisë dhe të vërtetës sipas fjalëve: “Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! (Gal 5, 13), duke dëshmuar kështu vepra të mira dashurie vëllazërore, shpirtërore, deri ditën kur pasardhësi i Shën. Pjetër Shkëmbit) Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II e emëron, dhe e shuguron ipeshkëv Imzot Mark Sopin, më 6. janar të vitit 1996, në Bazilikën e Shën. Pjetrit në Romë, duke ia besuar Dioqezën e Kosovës të paraardhësve të tij, Imzot Pjetër Bogdanit e Imzot Nikë Prelës.

I përndritshmi mzot Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkëvisë së Kosovës, i cili permes një ataku kardiak ndërroj jetë shtatëmbdhjetë vjetë me parë në Prishtinë, të të cilit eshtrat e tij të varrosura në Kishën e Binçes , janë bartur apo zhvarrosur nga Kisha e Binçes së Vitisë, me 15 janar 2021, për në Kriptën e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, pikërisht aty ky prehen eshtrat e simbolit Kombëtar, Imzot Pjetër Bogdanit dhe të Imzot Nikë Prelës. Imzot Mark Sopi, përveq se ishte një Bari e Prelat Shpirtëror në ipeshkëvinë e Kosovës, ai, ishte edhe një njeri me një diapazon të thellë, një teolog e filozof, me sy dhe shikim të mprehtë dhe me një qëndrim serioz dhe performancë profetike. Kur e them Bari dhe Prelat me një performancë profetike, nga këndveshtrimi im mëndoj apo e them sepse Imzot Marku, qe nga shugurimi i tij meshtarak nisur në Ferizaj, Zllakuqani e më vonë në Milot e Durrës të Shqipërisë ishte në shërbim të Zotit dhe popullit të tij, duke iu sherbyer me pershpirtëri, e predikuar dashurinë, mëshirën, pendesën dhe faljen. Si shprehje nga lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, në shenjë e dashurisë dhe respektit dhe kujtimit për Imzot Mark Sopin, shtatë vite me parë nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë është mbajtur Akademi përkujtimore, në Klinë, më 9 janar 2016, në Pallatin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në përvjetorin e dhjetë të kalimit në amshim, me ç’rast përmes pjesmarrësve të strukturave të larta të nivelit qendror (Anton K Berisha, ish zv. ministër i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës) e atij lokal (ish nënkryetari i Komunës së Klinës, z. Enver Berisha)njëkohësisht edhe atij dioçezan të Kosovës, Shkelqësisë së Tij, imzot Dodë Gjergji, e mulla Xhevat Kryeziu (miku i imzot Sopit) dhe me kumtesa të tjera morën pjesë edhe shumë referues të  cilët e lartësuan figurën dhe veprimtarinë misionare, kulturore dhe kombëtare.

Imzot  Mark Sopi, ka reflektuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, sidomos ka drejtuar edhe revistën prestegjioze Shpirtërore “DRITA” e Ferizajt dhe ka në autorësi këto tituj librash: “Vegim drite”, “Baca Kolë dhe famullitari”, (1995), “Martirët e Karadakut”, (1996),” Koncilet ekumenike”, (2000) dhe “Shën Luçia”,  (2003).

Krejt në fund të këtij reflektimi mund ta them se kjo histori për imzot Mark Sopin, nisi qe nga shugurimi dhe misioni i tij në Ferizaj, Zllakuqan, Milot, Durrës dhe vazhdoj për dhjetë vite si Prelat i denjë i Ipeshkëvisë së Kosovës për të cilin ne lugdrinasit zllakuqanas të Klinës, e vlerësojm si një mik të vjetër dhe tejët të dashur i cili gjatë kauzës së tij spirituale e kombetare kanë përjetuar momente vështirësie edhe të ecjes sonë drejt ringritjes shpirtërore, kombetare, sociale dhe njerëzore dhe që gjithmonë ka reflektuar dhe është lutur për popullin e vendin tonë pa dallim feje.

Ikona më e përsosur imzot Mark Sopi është lidhja e tij miqësore me Lugun e Drinit, shqiptaret e Kosovës dhe me miqtë e tij nderkombëtarë.  Ky diplomat, teolog e filozof e Bari i Mirë dybinomësh “PËR FE E ATME” ka kaluar nëpër shtëpitë tona, dhe në zyret e botës Evroamerikane për ta senzibilizuar çeshtjen e Kosovës, e qe jo vetëm qe na mrekulloi neve si botën mbarë e qe tashmë është dhe jeton në qiell e pasosur. Megjithatë, ne akoma kemi nevojë për Prelatin në fjalë dhe përsëri duam që imzot Mark Sopi të na kujtoj nga amshimi i tij dhe të lutet për defektet e grigjës dhe shqiptarëve të tij në Kosovë, Shqipëri e mergatën shqiptare.