Kai Eide kujton Presidentin Rugova: Mbresëlënës dhe frymëzues në mënyrën e tij të qetë e dinjitoze

Prishtinë, 21 janar 2023 – Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, diplomati norvegjez Kai Eide, ka kujtuar sot takimet me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Eide, në një postim në Twitter, shkruan se ai ka shumë kujtime të bukura nga takimet e tij me Presidentin Rugova. Ai e cilëson Rugovën “një njeri aq mbresëlënës dhe frymëzues në mënyrën e tij të qetë e dinjitoze”.

“Kaq shumë kujtime të bukura – nga takimi im i parë me të në vitin 1995 deri në ditën e fundit të trishtuar, duke ecur në atë të ftohtë të hidhur në kortezhin e tij funeral! Një njeri kaq mbresëlënës dhe frymëzues në mënyrën e tij të qetë, dinjitoze. Kosova e meriton vendin e saj të merituar në komunitet…”, shkruan Eide.

(r.m.)