Chicago, 21 janar 2023 – Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me çiftin Vlora dhe Bashkim Morina, të cilët punojnë në kompaninë “The Eli’s Cheesecake Company” në Chicago.
Blinken e ka vlerësuar kompaninë me bazë në shtetin e Illinoisit për punësimin e refugjatëve dhe të emigrantëve.
“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi Vlora dhe Bashkim Morinën, burrë e grua imigrantë nga Kosova, të punësuar në kompaninë ‘The Eli’s Cheesecake’, të premten, më 20 janar 2023, në Chicago”, shkruan AP.
Sekretari Blinken ka biseduar me drejtues të kompanisë dhe me çiftin nga Kosova, e pastaj ka shijuar një prej produktet e shumta të pastiçerisë ku punojnë ata.
Blinken ka deklaruar se gjatë dy vjetëve të administratës së Presidentit Joe Biden, SHBA-ja gjendet “në një pozitë më të mirë në botë” përsa u përket çështjeve globale, si ndryshimet klimatike dhe pandemia e COVID-19, por dhe ekonomi.
(Sipas Telegrafit)