Romanet e Ismail Kadaresë, në një kurs veror të gjuhës franceze

Nga Sadik Elshani

Ismail Kadare eshte shkrimtari yne me i madh, me i afirmuar ne arenen nderkombetare dhe sot ze nje vend te rendesishem e te nderuar ne letersine boterore. Ne kete shkrim po sjell disa kujtime per vleresimet qe i jane bere  vepres se tij ne nje kurs veror te gjuhes franceze ne fund te viteve te 70-ta, kur sapo kishte filluar te behej emer i njohur ne France.

Gjate viteve te mia te studimeve, por edhe pas  mbarimit  te studimeve, per disa vite me radhe gjate pushimeve te veres kam ndjekur ne France nje kurs te gjuhes, letersise dhe qyteterimit francez. Kursi ne fjale zhvillohej ne qytetin e vogel, Menton, ne Bregdetin Azur, mu ne kufi me Italine. Per bukurine dhe magjepsjen e tij e quajne “perle de la France” (“margaritari i Frances”). Pjesemarresit e atij kursi vinin nga shumica e shteteve te Europes dhe disa vendeve tjera te botes. Ne periudhen 1978 – 1987 kam mare pjese gjashte here ne ate kurs dhe kam qene shqiptari i vetem. Gati per te gjithe isha shqiptari i pare qe ata kishin pare  ndonjehere. Une ne fillim (1978) kisha shkuar gati pa ditur asnje fjale, prandaj ne ato fillime e kisha shume te veshtire komunikimin. Pervec librave, me duhej te shoqerohesha edhe me pjesemarresit tjere per te patur me shume mundesi per te ushtruar gjuhen. Si te thuash, isha bere si “i perkeledhuri” i atij kursi, te gjithe mundoheshin te me tregonin dicka, te me mesonin ndonje fjale te re. Ata e dinin qe vija nga ish Jugosllavia (jam lindur e rritur ne Kosove), por habiteshin kur u thoja se jam shqiptar. Atehere me duhej t’u spjegoja pak historine tone per t’i sqaruar gjerat. Pra, ne baze te “njohurive” te mia te gjuhes franceze, une u caktova ne klasen e fillestareve.

Profesoresha ime, zonja Andree Guignaud,  ishte nje profesoreshe nga po ai qytet, nje zonje mjaft e sjellshme e me plot kulture – zonje tipike franceze. Ajo e njihte shkelqyeshem edhe gjuhen gjermane, sepse vinte nga krahina e Alzasit. Trupin pedagogjik te atij kursi e perbenin shume profesore te universiteteve te njohura, te cilet ishin specialiste te gjuhes dhe letrsise franceze dhe qe kishin pervoje me studentet e huaj. Kishte profesore nga Universiteti i Sorbones, Heidelbergut, Kolumbias (Nju Jork), Helsinkit, etj.

E dija qe disa vepra te Ismail Kadarese ishin perkthyer frengjisht ne fillim te viteve te 70-ta dhe ai gezonte nje popullaritet te lakmueshem ne France, sidomos me romanin e tij, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Pas disa ditesh pasi isha sistemuar ne ate kurs dhe pasi tani njiuheshim deri diku me profesoreshen time, i tregova se ne kemi nje shkrimtar te njohur me emrin Ismail Kadare, veprat e te cilit ishin  perkthyer ne gjuhen franceze dhe nga kurreshtja e pyeta se a kishte degjuar per te, apo kishte lexuar ndonje liber te tij. “Jo”, me tha, ende nuk kishte degjuar per Ismail Kadarene.

Pas disa ditesh kur m’u dha mundesia e pare, dola per ta vizituar qytetin. Qyteti i vjeter shtrihej ne nje koder, me ato rrugicat e ngushta me kujtonte qytetet shqiptare, Prizrenin, Beratin, Gjirokastren, kuptohet, pa detin. Prane detit kishte nje shetitore te gjere e te bukur me plot restorante e hotele. Qyteti vlonte nga turistet. Mua me teper me interesonte te gjeja nje librari, dhe ja diku afer qendres se qytetit e pashe nje. Menjehere u futa brenda dhe fillova te kerkoja veprat e Ismail Kadarese. Ajo ishte nje librari relativisht e vogel, por per kenaqesine time, aty e gjeta romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (“Le general de l’armee morte”), nje botim i formatit “liber xhepi” (“Livre de poche”). Ne kete format ne France botoheshin librat qe ishin shume te popullarizuar me lexuesit. dhe qe shiteshin shume (“bestseller”). Ja pra, nje nga ata libra ishte edhe “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. E bleva te vetmen kopje qe ishte ne ate librari dhe ia dhurova profesoreshes sime. Pas ca ditesh, pasi e kishte perfunduar se lexuari romanin, ajo me tha se kishte mbetur e mahnitur; se ishte nje roman i mrekullueshem, nje rrefim krejt origjinal per luften dhe tmerret e saj, shkruar me nje stil te lart, figuracion mjaft te pasur dhe se  kishte kohe qe nuk kishte lexuar dicka te tille. Ndersa per Ismail Kadarene tha se ishte nje shkrimtar mjaft i talentuar me shije te holle artistike e imagjinate te pasur. Pastaj ajo me tha se kishte mbetur e befasuar qe nje shkrimtar i kalibrit te tille dhe nje veper aq cilesore si “Gjenerali” te vinte nga nje vend i vogel e i izoluar si Shqiperia e atyre viteve, vend per te cilin ajo gati nuk dinte asgje. Kuptohet, pastaj vinin me radhe bisedat per Shqiperine, shqiptaret, historine, artin, kulturen, traditat shqiptare. Vepra e Kadarese ishte nje pikenisje e mire per biseda te tilla.

Me vone kur m’u dha rasti e vizitova edhe Nicen qe eshte qyteti me i madh dhe qendra e atij rajoni dhe kuptohet, qe edhe librarite i kishte me te medha se ato te Mentonit. Aty i gjeta te gjitha veprat e Ismail Kadarese qe ishin botuar gjer atehere: “Keshtjella” qe ne frengjisht ishte botuar nen titullin “Daullet e shiut” (“Les tambours de le pluie”), “Kronike ne gur” (“Chronique de la ville de pierre”), “Dimri i madh” (“Le grand hiver”) dhe vepra te tjera dhe ato qe do te perktheheshin me vone nder vite. Pervec profesoreshes Guignaud, librat e Kadarese ua dhuroja edhe profesoreve te tjere si dhe disa miqve te mi. Qe te gjithe e shprehnin adhurimin, vleresimet me te larta per Kadarene dhe veprat e tij dhe te gjithe e shihnin si nje kandidat potencial per Cmimin Nobel. Veprat e Kadarese per ta ishin nje zbulim i kendshem, u kujtonin Kafken. Zonja Guignaud u be nje adhuruese e Ismail Kadarese dhe vepres se tij. Kur Kadareja shkonte here pas here ne France dhe jepte ndonje interviste ne televizionin francez, profesoresha menjehere me shkruante per kete: “Mbreme zoti Kadare ka dhene nje interviste ne televizionin francez – ishte i mrekullueshem”.

Kursi zhvillohej paradite dhe pasi hanim dreke,  pasditen zakonisht e kalonim ne plazh. Nje pasdite kur po shkoja ne plazh e pashe nje profesoreshe te kursit qe e kishte ulur koken dhe po lexonte dicka. Kur me verejti qe po shikoja ne drejtim te saj, me buzeqeshi, sikur donte te me thonte se isha duke e takuar tamam ne castin e duhur. Kur iu afrova edhe me afer, e ngriti librin qe ishte duke lexuar dhe po me tregonte mbulesen, ishte romani “Kronike ne gur”, te cilin dite me pare ia kisha dhuruar nje profesorit tim. Nga perkushtimi qe i kisha bere ne liber, ajo e kishte pare qe ishte nje dhurate nga une. Pasi u pershendetem dhe une u ula afer saj, ajo m’u drejtua: “Sapo kam filluar ta lexoj, por po e shoh qe eshte nje liber shume interesant, i shkruar me nje gjuhe te bukur, mjaft shprehese e poetike. Qytet shume i cuditshem me nje arkitekture interesante, te pashoqe”. Pastaj i perseriti disa fjali nga libri qe i kishin bere pershtypje per pjerresine e atij qyteti (Gjirokastres): “Po te rrezohesh ne skajin e nje rruge, do te bije mbi kulmin e nje shtepie dhe po ta zgjasje doren nga rruga, mund ta veje kapelen ne majen e nje minareje”. “Shume interesant”, vazhdoi ajo, eshte nje roman shume poetik. I thashe se edhe Mentoni me pjerresine e tij po me kujtonte Gjirokastren, se keshtu quhej ai qytet qe njeheresh ishte edhe vendlindja e shkrimtarit. I tregova qe e kisha lexuar romanin ne gjuhen shqipe dhe vertet ishte nje roman, nje proze e bukur poetike – per mua, vepra me e mire qe kishte shkruar Kadareja gjer atehere dhe me siguri do te mbetej vepra me e mire e tere krijimtarise se tij. I thashe se me pelqente shume ky roman dhe se pjesen e fundit, “Memoriale”, e kisha mesuar permendesh. Ashtu?! – ma ktheu e habitur. Biseduam pastaj per Kadarene dhe krijimtarine e tij.

Per suksesin e nje vepre te perkthyer ne nje gjuhe te huaj, merita jo te pakta i takojne edhe perkthyesit. Nga ky parim nuk bejne perjashtim as veprat e Ismail Kadarese te perkthyera me aq mjeshteri ne gjuhen franceze.Te gjithe profesoreve te mi qe i kishin lexuar veprat e Kadarese, kuptohet, pervec tematikes, ngjarjes, stilit, u kishte bere mjaft pershtypje edhe perkthimi i mrekullueshem – “par excellence”. Thonin se ishte nje frengjishte e perkryer: e pasur, elegante, e paster, e rrjedhshme – perkthyesi me siguri duhej te ishte nje njohes shume i mire i gjuhes franceze. Kete e thonin ata qe ishin specialiste te njohur te gjuhes franceze, te cilen e kishin edhe gjuhe amtare. Pyesnin se kush ishte perkthyesi, por emri i perkthyesit atehere nuk dihej , vetem shkruhej se ishte perkthyer nga shqipja (traduit de l’albanais). Aty diku nga viti 1984 filloi te paraqitej emri i perkthyesit, ishte Jusuf Vrioni (1916 – 2001),  per te cilin pervec emrit gati askush nuk dinte asgje. Vepra e Kadarese ka qene me fat qe ne gjuhen franceze eshte perkthyer nga nje mjeshter, njohes i shkelqyer i gjuhes franceze, perseri, “par excellence”. Pa perkthimin mjeshteror te Jusuf Vrionit, me siguri vepra e Kadarese nuk do te mund te depertonte me aq sukses ne nje vend si Franca qe ka nje lexues te edukuar, me kerkesa te larta e shije te holle artistike. Prandaj, keto dite kur po festojme 80 vjetorin e lindjes se shkrimtarit tone te njohur, duhet ta nderojme dhe ta kujtojme edhe perkthyesin e tij te suksesshem, Jusuf Vrionin, ne 100 vjetorin e lindjes.

I solla sot keto kujtime ne 80-vjetorin e lindjes se shkrimtarit tone me te madh, jo per ta mburrur veten, sepse nuk kam bere asgje, por vetem per te shpalosur krenarine qe une ndjeja si bashkekombas i Ismail Kadarese,  kenaqesine time kur e shihja nga afer se si vleresohej nje shkrimtar shqiptar ne nje mjedis aq te kulturuar, nga njerez qe ishin specialiste te gjuhes dhe letersise franceze. Vlerat e verteta jane perfaqesuesit, ambasadoret me te mire te nje kombi dhe ne te gjithe duhet te perpiqemi qe te krijojme vlera e te bejme perpjekje qe t’i perhapim ato vlera ne te gjitha menyrat brenda mundesive tona.

I urojme shkrimtarit tone te nderuar shendet, jete te gjate e pune te sukseshme, te na dhuroje vepra edhe me te mira ne te ardhmen!

Gezuar!

Philadelphia, 20 janar, 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.