KOMUNAT SERBE – KTHIM I SERBISË NË KOSOVË

Decentralizimi diku…!

Shkruan : Ismail Gashi Sllovia

            Kuptimësia e termit decentralizim nuk përkon me zhvillimet praktike e procesit politik aktual në Kosovës. Fjala decentralizim ka kuptimësinë e ofrimit të shërbimeve pushtetare  më afër qytetarëve. Kurse veprimet praktike të quajtura decentralizimi në Kosovë, po zhvillohen me ndarjen administrative të teritoreve komunale, duke formuar komuna të reja, me kriter të veçantë, jo të natyrshëm mbështetur mbi shtrirjes etnike, nga formohen komuna monoetnike e me forcë të dyfishuar në pikëpamje shtetësie.

            Nga paqartësia e këtij veprimi, fshehjes nga opinioni i rezultateve të bisedimeve dhe pozicioni i “luanëve” të Grupit të Unietetit, është shkaktuar mllef shqetësues dhe mosdurim revoltuese në masat shqiptare deri tash, të disiplinuar në pritjen e rezultateve pozitive të bisedimeve të Vjenës. Shpalimi në media i kritereve për ndarjen teritoriale të Kosovës, ka shpërthyer revoltë të vrullëshme mosbesimi, jo vetëm ndaj faktorit ndërkombëtar, por edhe ndaj subjetit vendor. Ku është arsyeshmëria e revoltës? Ajo del nga thyerja e tri qëndrimeve të njohura ndërkombëtare; Mos kthimi i Kosovës në serbi, mos ndarja e Kosovës dhe e treta, për habi, me kufizim i veçantë i të drejtës njerëzore, mosbashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër. Deri tash dy të para u thyen në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të tërësisë së Kosovës. Kosova në formë indirekte po kthehet në serbi përmes komunave etnike serbe,ose më vonë në bashki komunash kur Serbia po e rivendos Kosovën për pjesë të tërësisë në preambullën e Kushtetues serbe. Me këtë Serbia po realizon qëllimi e shtrirjes hapësinore, me përshtrirje sipas zonave katastrale serbe, me të cilat drejtpërdrejt çrregullon planet zhivillimore komunale, planifikimin hapësinor dhe urbanistik të hartuara në komunat aktuale. Me komunat serbe nuk po behet ndarja klasike e Kosovës. Praktiikisht, po realizohet ndarja praktike e saj. Komunat e pastra etnike serbe me numër të vogël qytetarësh serbë dhe në hapësira të gjëra, po diskriminojnë komunat shqiptare me hapësira të kufizuara dhe me dendësi të popullatës shqiptare. Serbët kështu, jo që realizojnë aspiratën e riklonizimit serb, por po tejkalohet qëllimi i synuar. Komuna etinke serbe, do të kenë fuqi shtetësie të dyfishuar, karshi komunave jo serbe të Kosovës. Vetëm qëndrimi për mosbashkimin  e Kosovës me shtet tjetër, me të cilën padrejtësisht shkilet një e drejt elementare njerëzore e një populli, meqë drejtpërdrejt aludohet në Shqipëri,  po rrespektohet e po zbatohet me kriter ashtu siç është planifikuar.

            Ndarja etnike teritoriale e Kosovës është rezikim i shtetësisë dhe pavarësisë së ardhshme të Kosovës. Kosova një hapësirë e vogël me një popullatë të dendur shumetnike dhe e ndarë etnikisht, i mundëson serbise që përmes lëvizjes së mekanizmit të komunave serbe, kur të dojë, e ku të dojë, mund  të shkaktojë destabilizim të cilës natyrës që asaj i nevojite. Kurse në jetën e përditshme praktike ndarja e tillë qytetarit shqiptar nuk i mundëson veprimtari, siguri dhe lëvizje të lirë, sepse në çdo lëvizje, ai do të has në ndryshime të ashpërra politike, gjatë një rrugëtim qytetarit shqiptar shpesherë i bije të ndiejë klimë dalluese pushtetare. Meqë praktikisht atë herë pas herë e mbikqyr pushtetari shqiptar, e po aq mbiqyret edhe nga pjestari i pushtetit lokal i komunës serbe.

            Pse Kosova nuk mund të përbajë një strukturë kaq dalluese të njësive të ndryshme administrative. Në Kosovë praktikisht deri në qershorin 1999 kisht përplasje të ashpra ndëretnike, kishte konflikte e mospajtime, kisht dhunë e terror, kishte ndjekje etnike dhe gjenocit, kishte luftë të hapur mes çlirimtarëve shqiptar dhe okupuesve serb. Kishte intervenim ushtar ndërkombëtar, dhe nga vet subjekti ndërkombëtar u shkaktua thyerje të Rezolutën 1244, 18% të Kosovës veriore ngelën jashtë kësaj tërësie, po në ditët e pasluftës u lejuan enklavat serb të cilave për disa vjet përkundër prioriteteve për pjesëmarrje në institucione të Kosovës, herë pas here fshatrat etnike serbe u toleruan të shkaktojnë në vazhdimësi parregullësi me rrebelimin e qytetarëve serb, me bllokim rrrugësh dhe dëmtimine qytetarëve shqiptarë, ndaj të cilëve  asnjëherë askush për asgjë nuk i mori në përgjegjësi. Pas ngjarjeve të marsit, të cilat edhe subjekti shqiptar padrejtësish i denoi ashpër, sikur këto veprim ndërpren ecurin pozitive të Koosvës kah sovraniteti. Serbëve me marrëveshje të njëanëshme ju plotësuan këkresat materiale e politike dhe me premtime bindëse, ju sigurua zyrtarizimi enklavave ekzistuese duke shtuar edhe njësi tjera etnike serbe me fuqizim të forcës shtetërore. Kështu, subjekti shqiptar me ndërmjetësimin e qendrave ndërkombëtare të vendosjes, u detyrua në zbret në nivelin e negociatave dhe të bënë koncesion, zbritje të pazarit, në fillim për zgjedhjen e çështjeve teknike dhe në vazhdimësi, përkundër thënieve të fuqishme, se për statusin e Kosovës nuk do të bisedohet me Beogradin, të përfundohet me dialogu i cili po merr ecje me zgjedhjen e komunave serbe, që të përfundon me zgjedhjen e statusit të Kosovës. Kjo ecje e veprimit të kësaj filozofie politike për Kosovën ka filluar dhe do përfudojë, jashtë mendjes së fshehur nga opinoni shqiptarë. Për këtë çështje të madhe për të cilën populli shqiptarë nuk meriton të jetë aq i pa përfillshëm, si nga faktori ndërkombëtar ashtu edhe nga të zgjedhurit e vet, kur dihen shqiptarët kanë sakrifikuar shumë jeta njerëzish,. gjak të derdhur, humbje materiale e shpirtërore, kanë përjetuar shumë dhëmbje e vuajtje, kanë bërë shumë mund dhe kanë humbur shumë kohë. Andaj këto ditë nga këto provokime e veprime të paqëlluara e të pa matura, të ngutshme e të panatyrshme politike të Grupit të Unitetit, dëgjohen shumë reagime të ashpra të cilat pasqyrojnë mesazh të pakënaqësisë dhe revoltës të subjekteve partiake dhe popullatës shqiptare përgjithësi. Ka shumë kumte të trishta për formimin dhe zgjerimin hapësinore të komunave serbe të cilat nga mungesa dhe vonesa e informacioneve të sakta, këto shqetësime janë shëndrrua në revoltë. Grupi Negocues është në dijeni se me ndërmjetësimin ndërkombëtar, po dialogon me subjektin politik e filozofinë mesjetare të kishes serbe e cila shqiptarëve dhe Kosovës në vazhdimësi të kohërave, deri para shtatë vjetësh, ju kanë shkaktuar shume dhëmbje shpirtëror, humbje në njerëz, shkatrrime e plaçkitje materiale. Serbia në vazhdimësi të kohërave  ka ndërtuar moral e disponim të përcaktuar historikisht kundër shqiptarëve dhe dialogun e ka pranuar vetëm me qëllim zgjerimi të teritorit serb për të mbajtur dorë në Kosovë. Këto krijesa komunale serbe, vetëm sa shqetësojnë situatën dhe sigurinë e Kosovës, me veprime të tilla krijohet pasiguri, shkatohet shqetësim dhe rrënohet gjithë e arritura e deri tashme politike. Komunat monoetike dëshojne se askush deri tash seriozisht nuk ka vepruar për nje Kosovë multietnike. Me që ka krijuar parakushte të destabilitetit në Kosovë dhe rajon, ka krijuar terren të përshtatshëm për konflikte ndëretnike të qëllimta për veprime ushtarake e kthim të Kosovës në gjendjen e para qershorit 1999. Këto krijesa jane lidhje tokësore të pashkëputshme serbe mbrënda Kosovës dhe gjithsesi në lidhje të shumkahshme me Serbinë, të cilat në të ardhmen sherbejnë për “kasetbomba” të pasigurisë politike, të shtetësisë e suvranitetit të saj dhe jetës fizike të shqiptarëve në Kosovë, e cila pavarësinë mund ta bart vetëm si epitet formal e pa përmbajtje të kuptimësisë praktike shtetërore.

/Autori, Shkrimi është botuar javën e parë të tetorit 2006 në javorën “Nacional” të Shkupit/