Histori suksesi nga më interesantet
Nga Keze Kozeta Zylo
Artistët e Rilindjes dhe të famshmit si pronari i parë Albertinelli, Michelangelo, Dante Aligieri, Andrea del Sarto, Benvenuto Cellini frekuentonin restorantin tonë thotë me krenari Iberi.
Ashtu si kompozimet në art të artistit të famshëm Albertinelli, miq të Mikelanxhelos dhe figurave më të ndritura të Florences, që sjellin kontrastin e fortë të dritës dhe errësirës, ashtu më është ngjasuar historia e dy pronarëve të suksesshëm piktorit botëror Albertinelli dhe Iber Kelmendit nga Kosova.
Çfarë historie magjepsëse. Verën e vitit 2022 me bijën tone Valbona dhe dy vajzat e saj shkuam një turne në Itali në vendet më historike të përzgjedhura plot sqimë nga Valbona. E pamundur të sjellësh artin, kulturën, historinë, pikturat, skulpturat, shkencën, epokat në këtë shkrim. Unë do të ndalem në historinë e djalit që i iku zjarreve përzhitëse dhe flakëve përpirëse të genocidit serb. Ai u dëbua nga policia dhe ushtria dhunuese serbe.
Pasi ishim rehatuar në hotel shumë afër me qendrën e famshme “Duomo” pyesim hotelieren italiae nëse na rekomandonte për ndonjë restorant? Rekomandimi i parë i zonjës simpatike italiane ishte restoranti “Tratoria Dell Penello”.
Kur ne u ulëm në një nga restorantet më historike dhe më të vjetra të qytetit Florence i cili ishte restoranti ngjitur me hotelin tonë dhe që i ndante vetëm një mur antik, përpara nesh u shfaq një fytyrë djali ëngjëllor, zeshkan dhe me sy të thellë dhe të zgjuar. Ndërsa përballë nesh ishte piktura e famshme me Mikelanxhelon, Mariotto Albertinelli njerëz me shumë fuqi në qytet. Kurse përbri dhe kudo ishte piktura e Dante Aligierit. Fillova t’i shpjegoja Deas dhe Emmës rreth Dante Aligierit, babai i gjuhës italiane i cili kishte lindur pikëisht këtu në Firence në këtë rrugë që mban emrin e tij. Ja do ta vizitojmë shtëpinë muze të Dantes tha Valbona pasi të drekojmë këtu, është vetëm një minutë.
Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, e letërsisë e të gjitha kohrave. E shihja Danten në pikturë këtë autor të jashtëzakonshem të të gjitha kohrave dhe në mendje më vinte poezia e famshme e tij për gruan përkthyer nga shkrimtari disident, Arshi Pipa si: Aq fisnike tregohet zonja ime/ Aq e hijshme kur botës i përfalet/ Sa gjuha dridhet, belbëzon e ndalet/ Dhe sytë thue nuk guxojn me i hjedhë shikime/ E stolisun me hire përvujtnie/ Kalon ajo prej lavdesh e përcjellun/ Dhe ngjan diçka prej qiellit vetë e sjellun/ Te bota jonë për shembull mrekullie/ Aq e këndshme ajo e pamjes i fanitet/ sa sytë dikojnë te zemra nji gazmend/qi kush s’e ndien nuk mund t’a marrë me mend/ Dhe duket se nga buza e saj pa pra/ Ambël nji frymë dashurie rrezitet/ qi shpirtit shkon tu’i pëshpëritun: Fshaj!
Dante Alighieri vinte tek kjo dhomë drekonte dhe shkruante këtu tha djaloshi në shqip veshur me kostumin e kamarierit. Në fakt, legjenda thotë, se një pjesë e restorantit tonë i përkiste familjes së poetit të madh. Çfarë gezimi dhe kënaqësie patëm të gjithë, kur ai foli shqip! Një dritëz dhe më e qartë pushtoi zemrat tona nga ato dritëzat e piktorëve më të mëdhenj që ka nxjerrë koha në këtë qytet si Florence që dikur quhej kryeqyteti ose kryeqendra e Europës për artin.
Natyrshëm kurioziteti ynë ishte i madh. Pas pyetjeve rreth pikturave në mur, lugët e argjendta, shishet e verës, ibriket, kupat e verës të gjitha të ruajtura perfekt që nga shekulli i pesëmbedhjetë marrim vesh se djali ishte pronar i këtij restoranti. Çfarë suksesi thashë!
Unë vazhdoi Iberi kam ardhur djalë i ri këtu në Itali, ika nga bombat, përdhunimet, vrasjet, tmerret nga ushtria naziste serbe. Une vi nga Drenica, nga komuna e Skënderajt. Çfarë koicidence i thashë, ne me Qemalin sapo kemi ardhur nga vizita në Kompleksin “Adem Jashari”, Kosovë. Dhe ja tani kemi një bir të Drenicës heroike që ka pushtuar Firencen dhe ka në pronësi një nga restorantet më historike, më antike me pronar të pare piktorin e famshëm italian Mariotto Albertinelli.
Shumë emocione u krijuan midis nesh. Ju solli Zoti tha Iberi pranë nesh dhe të bisedojmë si vëllezër dhe motra së bashku. Nuk ka qenë e lehtë vazhdoi Iberi, por po punojmë që ta mbajmë në atë lartësi të emrit që ka ky restorant. Kam shumë djem dhe vajza shqiptare në ekipin tim të cilët klientët tanë i respetkojnë dhe i çmojnë. Pronësia dhe jeta aktive në Firence me siguri i sjellë Iberit të Drenicës një karrierë të shpejtë dhe të suksesshme.
Dy dhomat e ngushta të ngrënies të “Trattoria del Pennello” janë të ndritshme dhe të gëzueshme me mure të bardha të theksuara me artin modern nga piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli. Asnjë gjë nuk ndryshojmë vazhdoi Iberi, gjithçka duhet të ruhet me kujdes, kulturë ashtu sic kanë qenë shekuj më parë. Sa shumë po mësojnë këta djem mendoja me vehte nga kultura e Firenzes që është një pasuri botërore. Dy te tretat e pasurisë botëore që ruhen nga UNESCO ndodhen ne Itali, ngase ky shtet në art, kulturë, letërsi, histori i ka dhënë shumë njerëzimit.
Këta piktorë jetuan gjatë Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë botëror.
Restoranti kishte dritare të mëdha me fotografi që lejonin fasha drite. Ka gjithashtu një oborr me arkitekturë spanjolle të bukur në natyrë. Menutë ofrojnë të gjitha një përzgjedhje te shijshme te ushqimeve klasike fiorentine si spageti carrettiera, një e preferuar shumëvjeçare me domate të skuqura dhe spec djegës. Ose baccalà alla livornese (merluci klasik i kripës i zier në salcën e domates, biftek me fileto me feta të veshur me djathë parmixhano, pak balsamic janë po aq të kënaqshme.
Pikturat kryesore të Albertinellit janë në Firence, veçanërisht kryevepra e tij, “Vizita e Virgjëreshës” (1503; Uffizi). Stili i tij, i ngjashëm me atë të Fra Bartolommeo, karakterizohet nga dinjiteti dhe monumentaliteti i thjeshtë dhe tregon veçanërisht ndikimin e Leonardo Da Vinçit në figurat e tij aristokratike, të buzëqeshura, kompozimet intime dhe kontrastin e fortë të dritës dhe errësirës.
Artistët e Rilindjes dhe të famshëm si Michelangelo, Andrea del Sarto, Benvenuto Cellini frekuentonin restorantin tone thotë me krenari Iberi.
Piktura e shekullit të nëntëmbëdhjetë që mbahet në muret tona është bërë nga Egizio Sarri dhe përfaqëson Mariotto Albertinelli, pronari i parë i restorantit, pikërisht brenda dhomës ku ekspozohet piktura.
Ne takuam shumë shqiptarë, pronarë biznesesh në Firence.
Ishte krenari që shqiptarët kishin ”pushtuar” qendrën e Firenzes” me bizneset e tyre dhe për ne ishte një përvojë jo e zakonshme, në “Trattoria del Pennello” që do të mbetet e paharrueshme dhe frymëzuese.
Nuk jam e sigurtë se çfarë pikture do të realizonte Mariotto Albertinelli në se do të kishte takuar Iberin e Drenicës së Kosovës në këto kohra, por jam me se e sigurtë se do të frymëzohej nga historia e dhimbshme e Iberit. Në mendjen time imagjinoja se pikturën që do të realizonte për djalin e dëbuar nga bisha serbe do të trondiste kancelaritë e botës dhe ligjërisht lufta naziste e serbëve kundër popullit autokton të Kosovës do të shpallej genocid.
Për ne ishte nje dite shumë frymezuese, një përvojë jo e zakonshme, të ulur në një tryezë në “Trattoria del Pennello”, në atë vend që dikur sipas legjendës ishte “Casa di Dante autentike”, që tani e zotëronte djali i Drenicës dhe e frekuentonin shumë shqiptarë.
2 Shkurt, 2023
New York, USA