“SKA MË RUSI – Vladimir Putin ka kryer Misionin e tij në këte jetë!”  Një interpretim!

Shkruan: Leonid Y. Gozman

Leonid Yakovlevich GOZMAN

Ridgefield, CT.

Kuptimi i titullit të masipërm “…Ai, Putin, mendon se misioni i tij është të gjunjëzojë Shtetet e Bashkueme të Amerikës, të krijojë një  rend botëror në të cilin Putin do të ishte lojtari kryesor, etj. Por ai ka gabuar! Misioni i tij është shkatërrimi i Rusisë; tani ai mund të largohet i qetë”. Arsyeja? 1)Ekonomia ka ra poshtë; 2) përkeqsimi i situatës demografike; 3) prapambetja e  thellë teknologjike; 4) hipokrizia gjithëpërfshirëse.

Këto janë arritjet e mbretërisë së Putinit. Lista mund të jetë shumë më e gjatë. Me luftën dhe vrasjet masive si arritje kulmore. Por kur bëhet fjalë  për Rusinë- po, ai e shkatërroj ate. Vendi ku kemi lindur dhe jemi rritur nuk ekziston më” shkruen autori rus me tone pesimiste. Per autorin Gozman, Rusia putiniste ka vdekë moralisht me vetë-vrasjen në Ukrainë.

Ky shkrim ashtë botue në novoyagazetaeurope (r.m. Illyria, New York) Kush ashtë autori?

Emni i tij: Leonid Yakovlevich GOZMAN president i Lëvizjes Publike Gjithëruse, Bashkimi i të Gjitha Forcave të Djathta. Ai ka kundërshtuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, atë të vitit 2014 dhe të vitit 2022. Me 25 korrik 2022, aI u arrestue dhe u mbajt në burg 15 ditë për shkak të nji postimi në Facebook, spjegon editoriali i gazetës, që, sipas autoriteteve”… denigronte imazhin e Rusisë”.  Gozman ashtë sot emigrant politik në Svicër…

Në janar 2023, the Harriman Institute, Columbia University, botoi studimin e Profesor Yana Privoduka, anëtare e këtij Instituti, ku ajo adreson problemin  e “shpifjeve”të “historianëve rusë ” në mediat e vendit gjatë Fazës së Parë të agresionit rus kundër Ukrainës (2014-2016). “Përpjekjet në fushën e betejës- shkruen  Profesori rus në  Columbia- janë vetëm nji element i  luftës në Ukrainë. Agresioni parashikon nji invadim të plotë rus në Ukrainë në shkurt 2022. Kjo luftë hibride ka dimensione të shumëta që përfshijnë edhe interpretimin e së kaluemes gjatë viteve 2014-2016. Rusia shpërndan gënjeshtra jo-historike të cilat portretizojnë Ukrainën e sotme si nji shtet artificial, i falimentuem.(“failed state”).  Tue paraqitë situatën në Ukrainë, mediat ruse perdorin kuadrin e Luftës II Botënore që ashtë tejet i politizuem, e diskursin politik bashkëkohor. Fushata e Donbas-it, e përkrahun plotësisht nga Rusia paraqitet si “Lufta e Vogël Patriotike”, nji përsëritje ose nji kopje e “Luftës së Madhe Patriotike.” Kjo “luftë e vogël…” kushtoi rreth 200.000 viktima deri tashti!

  (Shenim: mbas disfatave fillestare e kolosale sovjetike në vitin e parë (1941-42) të agresionit nazist, lufta e rezistencës ruse u quejtë jo “Lufta kundër fashizmit” nji shprehje që nuk frymëzoi qytetarët e ish Bashkimit Sovjetik, por ishte “Lufta e Madhe Patriotike”, që  mobilizoi forcat e qytetarëve rezistues deri në fitoren e plotë, me 9 maj 1945. Ukraina gjithashtu ka rezistue. SR)

 “Përfshirja në diskutim e interpretimit të së kaluemes” ka marrë sot nji randësi të veçantë në justifikimin zyrtar të invazionit agresiv, anti-ligjor, dhe përdorimin e mjeteve shkatërruese për asgjasimin e objektivave paqësore të Ukrainës, me rezultat vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm dhe shkatërrimin e objekteve civile të Ukrainës, me shpresë se vuejtet e mëdha që pëson popullsia civile do të ushtrojnë presion mbi qeveritarët ukrainas me pushue rezistencën, e me pranue pushtimin ushtarak rus të Ukrainës.

Këto llogaritje ushtarake u dermuen para rezistencës heroike të mbar popullit ukrainas!

Simbas Zërit të Amerikës ka arsye me besue se lufta e paprovokueme Rusi-Ukrainë të zgjanohet me stërvitje ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën, dhe vlerësimi i SHBA-së se mund të jemi para nji pushtimi masiv, të mundshëm e të plotë rus në Ukrainë, mbrenda pak ditëve. Me gjithë kerkesën e Putinit që Amerikanët akoma në Ukrainë të largohen mbrenda 48 orëve, ka mundësi që të mos   ndermerret nji ofensivë para 20 shkurtit, kur lojët olimpike të përfundojnë në Kinë.   

Konfirmohet lajmi se ka nji rritje tjetër të trupave ruse në kufijtë me Ukrainën. Këshilltari presidencial, Jake Sullivan, deklaroi:” Ne, nuk mund të përcaktojmë tani ditën e orën e fillimit të nji sulmi, por kjo ashtë shumë e mundur të ndodhë në çdo moment”.  Për çdo eventualitet Amerika dergoj mijëra ushtarë në Poloni e Rumani. Në vlerësimin e gjendjes, sekretari i shtetit Blinken tha ”…Ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus…” Njikohësisht, Zëri i Amerikës raporton se “udhëheqsit politikë perëndimorë janë plotësisht të bashkuar , dhe do të përgjigjen ashpër nji pushtimi rus me sanksione shkatërruese ekonomike dhe tregëtare”.

Mbrenda Rusisë, ish shkrimtari personal i Putinit – i njohun me “#85233B.A.”- dha alarmin se  “…ndersa Moska ndjek me sy mbyllun fitoren e përgjakëshme në Ukrainë, ka zhvillime në vend që heshtazi po ecin drejt nji solucioni ushtarak “ shkruen gazeta The Daily Beach e 26.II.2023. Me 17 janar 2023, u hap lajmi se helikopteri me të cilin udhëton Z. Putin u rrëzue në Moskë.   

V.Putin ashtë i vendosun me ndertue të ardhmen njilloj si ka qenë e kaluemja e saj. Ai urdhënoi “operacionin special ushtarak” sepse besonte që ishte e drejta hyjnore “the divine right” e Rusisë me sundue mbi Ukrainën, me fshi nga faqja e dheut identitetin kombëtar ukrainas, dhe me integrue popullin ukrainas në kuadrin e Rusisë së Madhe. Për këte ai botoi nji essay të gjatë 5.000 fjalësh “Mbi unitetin historik të Rusëve dhe Ukrainasve”(korrik 2021).

Simbas V. Putinit, Bjelorusët, Rusët dhe Ukrainasit janë mbasardhës të popullit të vjetër “Rus”  

    Ai shkruen se (fati) i kishte lidhun ata me territor të përbashkët, gjuhë dhe fenë, krishtenimi orthodoks. “Ukraina, shkruen ai, nuk ka qenë e pavarun, sovrane“. Putin  mendon se Ukraina u shkëput nga Rusia prej  Bolshevikëve, 1922. Mbas vitit  1989, Perendimi e perdori Ukrainën me kercënue Rusinë, dhe zhvilloi Nazismin (sic!). E vetmja zgjidhje për Ukrainën ashte nji partnership me Rusinë. Kështu Ukraina do të ishte sovrane. “ Na jemi nji popull” shkruen Putin. Shteti rus i krijuem kerkon që Perendimi dhe zonat tokësore në Jug të Rusisë të pranojnë rolin predominant rus në Euro-Azinë. Kjo don të thotë nji sferë kontrolli e dominueme nga Rusët” nji lloj përziemje të re-integrimit territorial (pushtimit) në disa vende, dhe pozitë dominuese në sferat e sigurimit, politikës, dhe ekonomisë”shkruen diplomatja Fiona Hill,eksperte ruse në Brookings Institution”(Fo.Aff.Sept-Oct. 2022)

Problemi ngrihet me seriozitetin e  pabesueshëm të Z. Putin. Ukraina e konfirmoi ate. Me 2014, Rusia okupoi Krimenë, tue fillue kështu  nji konflikt të armatosun që zgjati tetë vjet (2014-2022) me rreth 14.000 viktima.  Perendimi u lajmërue se Rusia ka synime për aneksime rreth e rrotull kufinjëve ekzistues, me reparue shkëputjet territoriale historikisht të njohuna si tokë ruse”. Bolshevik, komunist Russia “created” nji vend që nuk ka ekzistue ma parë, Ukrainën, tue i dhanë asaj zonen e industrializueme të Donbas-it. Nga shtypja e pësueme  në diktaturën e proletariatit, shtypja e pakicave jo-ruse vazhdoi. “Per Z. Putin, Ukrainasit janë ’Nazis’ sepse refuzuen me qenë rusë” shton Profesor  Fiona Hill.  Para nji situate të këtill, Ukraina kerkoi të bashkohej me organizatën e NATO-s.

   Por nuk ashtë kjo arsyeja e konfliktit; refuzimi i Ukrainës me u njohë si “ruse”, po! Si dhe  arsyeja e Ukrainës me u bashkue me Europën si mjeti ma i mirë i mbrojtjes  së tyne nga agresiviteti i Putin-it. Shkrimtari rus Sorukin  e paraqet si nji car mesjetar, si Ivani i tmerrshem, dhe anti-perendimor. Ka mundësi që pretendimet tokësore ruse mund të nxisin, sidomos në Ballkan, konflikte ku kerkesat për aneksime tokësore do të jenë argumentet e agresioneve të reja.

    Putin sot shpreson tek “gjenerali dimni rus” , mohimi i furnizimit me gaz dhe vajguri për të gjithë Europën rreth 400 miljonëshe do të thyej vullnetin e rezistencës ukrainase, kësaj rradhe me ndihmën e aleatit natyror, tue mohue ngrohjen dhe ujin e pijshëm për popullsinë civile ukrainase dhe europiane, sidomos pleqtë dhe fëmijtë që nuk shkojnë në front. Nji degradim moral i këtill pa dyshim që dekurajon elitën e popullit rus të ofenduem nga mungesa e plotë e arsyes njerëzore; udhëheqja ruse ka krijue atmosferën e nji para-revoltimi masiv popullor. Në këte kuadër, qendrimi i forcave opozitare vishet me nderin e madh të nji populli thellësisht njerëzor, dhe frika që shqetëson autorin Gozman ashtë plotësisht e justifikueme.  Opozitarët rusë shohin degradimin moral total të atdheut që ata adhurojnë, dhe  kanë parulln e tyne:”Ska më Rusi!” Me qindra mijëra rusë kanë abandonue konfortin e votravet të tyne nga nji vend që nuk e quejnë ma gjatë “atdheu i im”!

    Akoma ma e shemtueme ashtë thirrje e peshkopit rus Kyril drejtue ushtarëve rusë në Ukrainë: “Vdekja në Ukrainë ju pastron nga të gjitha mëkatet”! (R.L.E. 29.IX.2022) Nji thirrje ma anti -Perendi se kjo, ashtë e vështirë me u gjetë!

Në Botën e Qytetnueme veprimtaria ruse në Ukrainë denohet pa kompromis. Megjithate, ka akoma elementë që nuk frikësohen nga kercënimi i rrezikut rus para nji situate që shqetëson OKB-në dhe mosperfillë të gjithë legjislacionin nderkombëtar të ruejtjes së paqës dhe zhvillimit të demokracisë në botë. 

Ekspertë nderkombëtar janë të mendimit se pretendimet ruse tejkalojnë Europën dhe Euro-Azinë, dhe frikësohen nga ky skenar. Me 3 shkurt, Presidentja e Bashkimit Europian,Ursula von den Leyen  në nji deklaratë të përbashkët me Presidentin ukrainas Z. Zelensky njoftuen se nji qendër për ndjekjen e fajtorëve të “krimeve nga agresioni në Ukrainë” do të hapet në Hague.

    B.E., vitin e kaluem deklaroi Ukrainën kandidat për anëtarsim, nji vendim  që zemroi Kremlinin, dhe që nuk besohet se do të kryhet para mbarimit të Luftës. Rusia duhet të mbahet si përgjegjse para Gjykatës Nderkombëtare për krimet e tmerrshme, tha Zonja von Leyden. “Prokurorët nga Ukraina dhe Bashkimi Europian po punojnë tashti së bashku në këte rol. Na po mbledhim materiale perkatëse”. Jemi para nji Milosheviq 2 ? 

   Tue ndjekë shembullin e Hitlerit e Milosheviqit, V. Putin përsëriti gënjeshtrat që do të justifikojshin sulmin banditesk kundër Ukrainës, dhe siguroi popullin  rus se fitorja ashtë e Rusisë pa zanë me gojë humbjet e mëdha të ushtrisë ruse , pa zanë me gojë humbjet edhe ma të mëdha të popullsisë civile ukrainase, e shkatërrimin e qendrave qytetare të viktimës, Ukrainën. Por në këte rast ai kercënoi indirekt edhe Gjermaninë, shteti europian me marrëdhanje ma të ngushta me Rusinë putiniste për dergimin e  tankeve gjermane ushtrisë ukrainase. ”Ne nuk dergojmë tanket tona në kufi gjerman. Por na kemi mjetet e duhuna me i dergue, dhe nuk kufizohen me dergimin e tankeve, Të githë duhet të kuptojnë këte” tha ai në  Volgograd (Stalingrad). Por Presidenti Zelinsky nuk i lejoi vetes përsëritjen e nji gjykimi të këtill. “Lufta e sotme (kundër Ukrainës) nuk ashtë nji luftë (ruse) difensive,” tha ai.”Kjo luftë nuk ashtë nji përsëritje e historisë; kjo luftë ashtë realiteti ditor i atdheut tonë” (The N.Y.Times 3.II.2023). 

Në paragrafin e parë të studimit të tyne “Putin’s Last Chance”(F.O.Jan-Feb.2023) studjuesët Liana Fix dhe Michal Kimmage, shprehen: ”Lufta e Presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, synonte të ishte demonstrimi i përparimeve  të kryeme nga Rusia që nga ramja e perandorisë sovjetike, 1991. Aneksimi i Ukrainës do të ishte kështu hapi i parë në restaurimin e “perandorisë ruse”. Qellimi i V.Putinit ka qenë me ekspozue SHBA-në si nji “paper tiger”(tigër prej karte), jashtë Europës Perendimore, dhe me demonstrue se Rusia, së bashku me Kinën janë të destinueme për nji rol udhëheqës nderkombëtar të ri dhe multi-polar.

    Por ngjarjet morën nji drejtim të kundërt”.

    Në përpjekje me përcaktue zhvillimet nderkombëtare gjatë dhe mbas agresionit rus në Ukrainë, filozofi amerikan Timothy Snyder (Yale Univ.) preferoi termin:”nihilizm”(nji doktrinë  që mohon çdo bazë objektive ose reale të së vertetës”.Webster Dict.)

__________________________________________________________

(Përgatitur për botim në shenjë solidariteti me populllin heroik ukrainas, nga Sami Repishti, PhD.)