Nga Beqir SINA
NEW YORK
Në një atmosferë festive në New York, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e ditës së pavarësisë të shtetit të Kosovës, 17 Shkurtit.
Para bashkatdhetarve të shumtë dhe trupit diplomatik të akredituar në Kombet e Bashkuara, Ambasadori Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, ka kujtuar ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e përshkruar atë si shumë emocionuese, si një ëndërr që u bë realitet me shumë përpjekje e sakrifica.
“Shpallja e pavarësisë, erdhi mbas një rrugëtimi të gjatë dhe shumë të mundimshëm në shtet/ndërtimin e shtetit të Kosovës, mes shumë sakrificash ndër gjenerata dhe brezat e saj. Për çka sot u përkulemi atyre bijëve dhe bijave që këtë ide më në fund e bën realitet. Me trimëri, dhe sakrifica, mënçuri dhe vetmohim dhe mbi të gjitha luftën çlirimtare të UÇK-së“, tha ai.
Më pas duke vënë në pah mbështetjen e SHBA, dhe aleateve të saj, Ambasadori Reka, tha “Por, sot natyrisht, që nuk do të festonim pa mbështetjen e ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikês, dhe aleatve tê saj, Natos. Po ashtu edhe të atij kontributit historik të diasporës shqiptare.”
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në SHBA, ka treguar se që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 e deri me sot, Republika e Kosovës, është e njohur nga 117 shtete anëtare të OKB-së si dhe shpreson që shumë shpejt të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Duke falenderuar 117 shtetet, që e njohën Republikën e Kosovês, ai tha se shpresojmë se së shpejti edhe flamuri i shtetit të Kosovës, do të ngrihet mes flamurve të 193 shteteve, duke e bërë Kosovën shtetin e 194 të Kombeve të Bashkuara.
Ai ka shfrytëzuar praninë e diplomatëve të vendeve që nuk e kanë pranuar Kosovën, t’iu bëjë thirrje që ta pranojnë Kosovën.
“Republika e Kosovës ka nevojë edhe më tej për njohje të reja, prandaj po e shfrytëzoj këtë rast për t’ju bërë thirrje të gjitha atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, që në një të ardhme të afërt ta bëjnë këtë, sepse e ardhmja jonë është në mesin tuaj.” tha ambasadori Blerim Reka.
Në fund ai ka falënderuar bashkatdhetarë për kontributin që kanë dhënë në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti i Kosovës.
Në këtë pritje solemne të Konsullatës së së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, morrën pjesë edhe zv/ambasadoria e SHBA, në OKB, (Ambasadore Lisa Carty), ambasadori i Gjermanisë, ( Ambassador Thomas Zahneisen, Deputy Permanent Representative) Francës, Hollandës, Republikës së Kongos, Gabonit, Turqisë, dhe diplomatë të tjerë të akredituar në OKB-ë, si dhe përfaqësues të institucioneve amerikane.
Ambasadoria Lisa Carty përshëndeti në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur.
Ajo tha se : “Në emër të ambasadores Thomase Greenfield dhe të gjithë qeverisë amerikane, i shprehim urimet tona më të ngrohta popullit të Kosovës për këtë ditë.”
Mendoni se lindja dhe udhëtimi i Kosovës ishin një ëndërr e bërë realitet tha ambasadoria amerikane “Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për përparimin e vendit të tyre gjatë 15 viteve të fundit në zhvillimin e një demokracie multietnike dhe gjithëpërfshirëse.”
Më tej Ambasadoria amerikane tha se Kosova sot ka institucionet e saj, ajo ka një qeverisje të përgjegjshme, një ekonomi e fuqishme e udhëhequr nga sektori privat, mundësi gjithëpërfshirëse ekonomike dhe demokratike për të gjithë qytetarët dhe siguri e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“ SHBA i janë veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, duke përfshirë ofrimin e mbështetjes humanitare dhe pritjen e gazetarve në Kosovë, duke treguar bujari dhe dhembshuri të madhe ndaj botës në mënyrën se si janë mirëpritur edhe refugjatët afganë. Të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit në rajon.”
Zv/ambasadoria e SHBA, në OKB, Ambasadore Lisa Carty në fund tha se “dua ta mbyll këtë përshëndetje duke vënë në dukje mundësinë historike që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimeve evropiane dhe që Kosova të zërë vendin e merituar si anëtare e institucioneve të rëndësishme euroatlantike dhe ndërkombëtare.”
Si zakonisht, në pritje kanë marrë pjesë edhe mjaft bashkatdhetarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kenektiket, përfaqësues shoqatash, përfaqësues të bashkësish fetare e biznesesh dhe miq amerikan të komunitetit shqiptar.
Aktivisti dhe publicisti Hafiz Shala ia ka dhuruar me rastin e 17 Shkurtit Shpalljes së Pavarësisë së Shetitvtë Kosovës, Ambsadorit, Akademik Blerim Reka, dy vellimet e librave: “Opinione” dhe librin “Në mbrotje të Dardanisë” libra të cilat sot tha se ia ka dorezuar edhe krerëve të shtetit të Kosovës, së bashku me letrën Ambsadës Amerikane në Prishtinê.”