Shoqata Atlantiku, veprimtarë dhe simpatizantë të kësaj shoqate, bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në memorialin e vëllezërve Bytyçi
Nga Beqir Sina
YONKERS, NY – Me rastin e vitit jubilar, 25-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe familjes Jashari në betejën e Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, ditën e dielë (5 mars) në kompleksin e varrezave qytetare – “Holy Mount Cemetery Ofc” në Winter Hill Rd, Tuckahoe – në Yonkers – New York, Shoqata Atlantiku, veprimtarë dhe simpatizantët e kësaj shoqate, bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në memorialin e vëllezërve Bytyçi: Ylli, Agron dhe Mehmet të tre ish ushtarë të Batalionit Atlantiku – “Dëshmorë të Kosovës”, trasmeton Televizioni Cultura Shqiptare, në New York.
Në këtë veprimtari, morën pjesë anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Batalionit Atlantiku të UÇK-së, udhëheqës dhe themelues të Batalionit Atlantiku, Fondit “Vendlindja Thërret”, ish luftëtarët shqiptarë nga Shtetet e Bashkauara të Amerikës, që shkuan e luftuan 25 vjetë më parë, në luftë për çlirimin e Kosovës.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin veprimtarë të komunitetit, diplomatët nga Kosova, në Konsullatën e saj në Nju Jork, pjestarët e familjes Bytyqi, prindërit e tre vëllezërve dëshmor, babai Ahmet Bytyçi, dhe nëna e tyre Bahria.
Komandant Gani Shehu, kryetar i Shoqates Atlantiku, ka përshëndetur të pranishimit duke përkujtuar këtë epope të lavdishme.
Po ashtu përshëndetën solemnitetin, Shefki Mexhuani, Gjek Gjonlekaj, ndërsa, falenderoi në emër të familjes Bytyçi, babai i tre djemeve Dëshmor të Kosovës, Ahmet Bytyçi
Të pranishmëve iu është drejtuar me fjalë rasti edhe Konsulli i përgjithshëm, Ambasador Dr. Blerim Reka.
Komandant Gani Shehu, në cilësinë e mikëpritësit, Shoqatës Atlantike, ose Batalionit luftarak Atlantiku, 5;6, dhe 7 Marsi e vitit 1998 e kujtojë si ditët e dhimbjes dhe krenarisë: “Ishin ditët shpresës dhe lavdisë , tha ai, të cilat me sakrificën e familjes Jashari, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, ndryshuan dhe historin e Kosovës dhe UÇK-së, ndërkohë, që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u rrit dhe radhët të saj ju shtuan të rinjë e të reja nga të gjitha trojet shqiptare , ishin duke luftuar për liri.”
Ai shpreh se duke u përulur para veprës së të gjithë të rënve për liri, ne përjetësojmë me lavdi komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen Jashari , si dhe sakrificën sublime të tre vëllezërve Bytyçi dhe të gjithë dëshmorëve: “Duke respektuar deshmorët, e Kosovës ne respektojmë pjesën më të lavdishme të historisë shqiptare “, tha Shehu..
Ish-drejtori ekzekutiv i “Fondit Vendlindja Thërret” për ShBA dhe Kanada, njëherësh organizator dhe një nder themeluesit e “Batalionit Atlantiku” 24 vjet më parë, Shefki Mexhuani, në këtë homazh në nderim të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për 5,6,7 Marsin dhe rënjen heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe ka nderuar sakrificën e tre vëllezërve dëshmor Agron, Ylli e Mehmet Bytyqi.
Ai tha se Epopeja e lavdishme, natyrisht që gërshetohet me datat më të lavdishme të historisë tonë Kombëtare, luftën heroike rënjen e komandantit Legjendar Adem Jashari, bac Shabanin e Hamzën e tanë familjen Jashari. Ndërkohë, që ne duke kujtuar 5/6/7 Marsin 1998, i japim një nderim të madh dhe kthesës historike të Kosovës, që ndodhi me Epopenë e Lavdishme, 25 vjet më parë.
“Rënja e komandantit legjendar, theksojë Mexhuani, shtyri dhe më shumë mobilizimin e popullit heroik që të radhitet në radhët e UÇK-së, e cila u finalizua, me Shtabin e përgjithshëm me sektore varse, duke u formuar shtabet në të gjitha zonat operative anë e mban Kosovës, me shtimin si “vullkan” të vullnetarëve, nga të katër anët e Amerikës, duke mbushur me djem e vajza, radhët e UÇK – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët veshën uniformën me emblemen e UÇK-së” dhe u nisën në luftën çlirimtare”.
Për këtë Mexhuani, tha se :“Këtu në SHBA, Fondi “Vendlindja Thërret”, ngriti aktivitetin e veprimtarisë së saj për të ndihmuar nga këndej luftën çlirimtare, për grumbullimin dhe rritjen e mjeteve financiare, për luftën e UÇK-së, me moton “Atdheu në rrezik”.
Ne veprimtaret e fondit punuam me përkushtim “7 ditë/ 24 orë/ në dispzicicion për Kosovën” tha ai dhe shtoi përpos grumbullimit të fondeve nga bashkëatdhetarët, veprimtarët e Fondit “Vendlindja Thërret”, ju dhan dhe u krijuan mundësinë bashkëatedhetarve, tanë në America, e Kanada, për t’u regjistruar si vullnetar të UÇK-së.
Si njëri ndër themeluesit si dhe organizatorët kryesor, të Batalionit Atlantiku, Mexhuani, duke folur për krijimin e këtij formacioni ushtarak, pohojë , se “Në atë periudhe arritëm që ti regjistrojm 442 vullnetar-re, duke bërë themelimin dhe organizimin, në Nju Xhersi, dhe Nju Jork, “ku si fillim u paraqitën djemt më të mirë të diasporës shqiptare, kudo që ishin, me Batalioni Atlantiku në Prill 1999, u nisën me shumë krenari në frontin e Luftës Çlirimitar,. Megjithse, organizimi dhe plani ishte që ti dërgojmë edhe grupet e tjera radhazi, por deshti Perendia lufta perfundoi dhe u ndalë këtu” kujtojë Mexhuani .
Lavdi Komandant Adem Jasharit me familje! Lavdi vëllezerve Bytyqi! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut! përfundojë Shefki Mexhuani.
Me rastin e nderimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Yonkers NY, ka folur edhe ish zëdhënësi i UÇK-së për Amerikë & Kanada, Gjek Gjonlekaj, ish gazetari i Zërit të Amerikës, dhe korrespodent i saj në Kombet e Bashkuara
Gjek Gjonlekaj, në mënyrë gazetareske fjalimin e tij, e filloi me tragjedinë e vëllëzërve Bytyçi, ” Ata u vranë në mënyrë mizore nga ushtria sërbe, në Serbi , tha ai ndërsa evokoi atë ditë trishtuese të varrrimit të tyre në New York, duke e përshkëruar atë me disa fjalë tëpër të dhimbëshme, : “Momentin kur tri arkivolet të tre vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u lëshuan në amshim, në të njëjtën moment, ashtu si e kishin përgatitur varrëtarët nē ceremoin mortore në Yonkers NY”.
I pranishëm në atë moment tha ai mënjëher më shkuan syt, nga Nëna e tyre ,zonjën Bytyçi , shikoja me dhimbje fytyrën e saj kur po i shkëputeshin nga trupi, tre djemtë, ishte me të vërtet një trishtim i madh në atë që të dy prindërit po përjetonin në atë moment .”
Duhet të kujtojë sot para juve, tha Gjonleka, se “kjo zonjë fisnike, nëna e tre djemëve dëshmor, Bahria, qëndroi si burrnesh pa iu dëgjuar zëri fare.”
Më tej Gjonlekaj, foli edhe për Epopen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5 Marsin e Prekazit, tragjedinë e madhe të Familjes Jashari, duke theksuar që asnjëhërë në historin e njerëzore, nuk kishte ndodhur një tmerr i till. Dhe, po se po, kjo kurrë nuk ka ndodhur, që një familje të ketë dhënë 21 anëtarë të familjes siç dha Familja Jashari e Drenicës.
“Deri më 5 mars të vitit 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërkombëtarisht ishte stigmatizuar si një ushtri terroriste, bile edhe nga ambasadori amerikan në Beograd zoti Gilbard. Por, që më 5 Mars kjo stigëm një herë e përgjithëmonë, u shua, pra ra. Një javë më vonë në një dëshmi të Kongresit amerikan ambasadori Gilbard, vet e deklaroi se UÇK-ja, (KLA) nuk është terrosite, por ushtri çlirimtare. Sekretarja amerikane Albright, i kishte thënë Sllobodan Millosheviqit, “kijë kujdes se me këto sjellje që po bën ndaj Kosovës, ti do të quhesh terrorist e jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu, ndodhi”.
Pra tragjedia e Prekazit dhe e Jasharajve, solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Duke folur për aktualitetin, ish zëdhënësi i UÇK-së për Amerikë & Kanada, Gjek Gjonlekaj, ngriiti vemendjen e komunitetit shqiptar, në Amerik e Kanada
Ai tha se sot është koha që ne si diasporë e Amerikës të fillojmë aktivitetet tona kundër atyre marrëveshjeve për themelimin e Bashkisë Sërbe në Kosovë, në të ashtuquajturën Asocacioni i Komunave Serbe. “Ne duhet të bëjmë punën tonë, ndërsa politikanët e Kosovës, të bëjnë punën e tyre. Ne duhet t’u tregojmë autoriteteve amerikane në Kongres që kjo që po ndodhe në Kosovë, rrezikon sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Ësht, shumë e rëndësishme të rivendosim marrëdhënie me personalitetet e larta të Kongresit dhe Senatit të Shtetetve të Bashkuar, pastaj duhet të riorganizojme demonstrata në New York, dhe në Washington.”
Kosova, tha Gjonlekaj, ka nevojë për diasporën, dhe mori si shembull diasporën e Malësisë në Amerikë :“Sot në zgjedhjet komunale të Tuzit dhe Malësië marrin pjesë më shumë se 700 malësorë të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe pjesëmarrja e tyre do të siguroj fitoren e Tuzit dhe të Malësisë.”
Dhe në fund në emër të familjes Bytyçi, babai i tre vëllezërve Dëshmor të Kosovës, ka vlerësuar nderimin dhe respektin që i bëjnë per çdo vit bashkëluftëtarët e tre djemve të tij të rënë në altarin e lirisë së Kosovës.
Epopeja e lavdishme e UÇK-së – e cila u shënua me homazh në Nju Jork, u mbyll me një takim pune të Shoqatës Atlantiku, dhe simpatizantëve të saj, në mjediset e Hotel Royal Regency