New York: “Bashkë për drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Folësit kërkuan drejtësi për tre Vëllezërit Bytyqi

Nga Beqir SINA 

YONKERS – NY: Thirrja “Bashkë për Drejtësi” – UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës, bëri bashkë dhjetra shqiptarë, pjestarë të komunitetit nga zona e Tri-Shteshit, në një homazh të mbajtur të shtunën më 1 prill pranë varreve të vëllezërve Bytyqi, St. Mary’s Cementery – Yonkers. NY.

Ideatorët dhe organizatorët e këtij manifestimi , Gani Shehu, Shefki Mexhuani dhe Uk Lushi, thanë se kësaj radhe po bëhemi “Bashkë për drejtësi” për të ngritur zërin e të drejtës për një proces të drejtë të Gjykatës Speciale, i cili nis me 3 Prill kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës, në Hagë.

Folësit, e kësaj proteste Uk Lushi, Gani Shehu, Shefki Mexhuani, Gjek Gjonlekaj, Mark Gjonaj, Nikoll Junaçaj, Shpend Gjocaj, Shpetim Qorraj, Marko Kepi, dhe ish ambasadori Frymëzim Isufaj, në fjalën e tyre u përqendruan në “rolin negativ” që po luan Gjykata e Hagës në gjykimin kundër ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke u solidarizuar me këtë rast the dhënë një mbështetje tjetër të luftës së drejt të UÇK-së, ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Në fund nga ky homazh u bë thirrje të gjithë shqiptarve për të “luftuar” me të gjitha mënyrat për të treguar edhe një herë se shqiptarët e Amerikës, duan vetëm drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, dhe natyrisht, për të patur një proces të drejtë të Gjykatës Speciale.

“Të jemi bashkë për Drejtësi” 

Megjithëse moti ishte me shi, shqiptarët dolën në protestë me kërkesa të forta për drejtësi e fer, si shkruhej në parrullat që mbanin në duar ata : “Gjykim dhe dënime për Serbinë për krimin e vrasjes së tre amerikanëve vëllezërve Bytyqi dhe liri për themeluesit kryesorë të shtetit të Kosovës në Hagë” thanë ata.

Një nga udhëheqësit e kësaj proteste komandat Gani Shehu, e quajti këtë protest një homazh për drejtësi për varrezave të tre vëllezërve Bytyqi.

Jemi mbledhur këtu , tha Shehu, të kërkojmë përpara opinionit amerikan, Ushingtonit e Nju Jorkut, një drejtësi për padretësinë që po bëhet me gjykimin udhëheqsve tanë, të luftës për liri. Deri sa ata më shumë se një vit, janë duke i mbajtur në paraburgim në Hagë: “ Kur mission i Gjykatës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi përfundojë më parë, në mënyrë të detajuar dhe të shoshitur mirë, u medua se beri drejtësinë në formën e vet. Megjithë se, ne si shqiptar kemi qenë gjithmon të pa kënaqur me atë proces, u medua se gjithçka përfundojë. Por çka ndodhi , tha ai çuditërisht shumë vite mbas përmbylljes së këtij misioni, Serbia në bashkëpunim me Rusinë, dhe përfatkeq edhe në bashkëpunim me disa shqiptarë të Kosovës, punuan “natë e ditë”, që të krijojnë një proces tjetër, atë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një proces ky krykëput drejtuar kundër Kosovës, skaraficave dhe vuajtjve të saj, që janë për më temper se një shekull. Dhe, e gjetën pikërisht një senator zviceran (Dik Marty) që botërisht është definuar dhe zbuluar si bashkëpuntor dhe shërbyes i shërbimeve sekrete serbe, në Kosova dhe në Zvicer, the natyrisht mbështetjen e madhe që e ka pas nga Rusia, për të përbaltosur luftën e drejt çlirimtare, dhe kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hag”.

Ukë Lushi, inciator the udhëheqës i protestës, mbasi përshëndeti protestuesit! tha se ishin mbledhur këtu në tokën e shenjtë sot, në thirrjen “Bashkë për Drejtësi” – UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës, në një homazh në varrezat e vëllezërve Bytyqi, St.Mary’s Cementery – Yonkers. NY,në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në se do të kisha mundësi tani tha ai do të doja të pyesja Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill: “ Pse nuk ka drejtësi për tre këta tre amerikanë të vrarë nga shteti serb kur njëzet e tre vjet më parë, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata që ndërhynë në Kosovë, sepse po bëhej gjenocid ndaj shqiptarëve atje?”

Vëllezërit Bytyqi ishin në burg sepse ishin në një mision humanitar, dhe u vranë barbarisht në Serbi, tha Lushi, ndërsa kujtojë Uashingtonit, në anglisht se 23 vjet më vonë, një nga personat që ishte përgjegjës për vrasjen e tyre, është I lirë, madje aktivë nē partinë e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili ndjek rrugën e ish Presidentit të Serbisë, kohë kur ai vet ishte ministër i informacionit të Millosheviqit.

“Ne kemi kërkuar si taksa pagues amerikan që vendi ynë(SHBA) të angazhohet për drejtësi për këta tre vëllezër, dhe kemi të drejtë të pyesim edhe pse Amerika po shpenzon para për të gjykuar liderët e Kosovës por jo të paguaj the kërkojë gjykim për ata që kryen një krim të tmerrshëm ndaj tre vëllezërve Bytyqi, që të tre shtetas amerikan,” tha Lushi, duke u shprehur se se ka ardhur koha që drejtësia duhet të vendoset për këta tre amerikanë.

Shefki Mexhuani, i cili ishte pjesë e ideimit dhe mbajtjes së kësaj proteste, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk është krijse e një grupi,apo individi, e partie politike, ashtu si përflitet.

Por, ajo është e krijuar nga populli i Kosovës, dhe ka dal nga zemra e popullit të Kosovës , përkatësisht nga aspiratat e saj shekullore, për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ai ishte mjaft kritik për pjesmarrjen : “Ftesën për të bërë këtë tubim, tha Mexhuani, e ka bërë Uk Lushi, një ish zëdhënës i Batalionit Atlantiku, atje në frontin e luftës në Kosovë, së bashku neve aktivistët, (Gani Shehu dhe unë), duke përhapur lajmin nëpër media, ndërs me komunikime kemi punuar mjaft të bëhemi së bashku për të kërkuar drejtësi. Por, nga që pjesmarrja nuk është ashtu si duhej të ishte, mendojë u shpreh Mexhuani, tregon se ka disa shqiptar në këtë komunitet që nuk po e respektojnë, fatkeqësisht luftën çlirimtare dhe ish udhëheqësit e luftës çlirimtare, që sot janë në Hagë. I cili për mua është një gjykim i pakuptimit dhe i pa bazaar në fakte, por në disa akuza nga njërëz të shitur te serbia, ku për fatkeq kemi grej tyre edhe këtu në komunitetin tonë”.

 Gjek Gjonlekaj, kjo është e keqja më e madhe që po i krijohet Kosovës sot, me Gjykatën Speciale. 

Për mendimin tim tha Gjonlekaj, kjo çka po i ndodh Kosovës tani, është kundra lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së saj. Ashtu si po veprojnë ata sot(Gjykata Speciale) duke i akuazuar me akuza krejt të pa baza për t’i bërë fajtorë, në një kohë që ata janë ta pafajshëm (innocent), deri në vertetimin e tyre të fajshëm. Kjo është një tjetër fatkeqësi, argumentojë ai duke shtuar se për të akuzuairt duhet faktuar që ata të quhen të fajshëm(guilty).

“Gjykata Speciale në Kosovë,” u shpreh Gjonlekaj, “është një padrejtësi shqiptare po se po, por por mendimin tim tha ai edhe padrejtësi ndërkombëtare. Mbasi në mënyrë absolute aty duhet të provohetet e vërteta, sepspe ky është gjyqi më i madh në histrin e shqiptarëve, duke filluar që nga gjyqi i Avni Rustemit, njëqind vjet më parë. Sot, krerët e UÇK-së, janë në Hagë, nga që ata kanë luftuar për lirinë e Kosovës, dhe kanë formuar shtetin e Kosovës, janë pikërisht firmëtarët e pavarësisë së saj. Në fund ai tha se qëlllimi kryesor i kësaj gjykate, që ka mbështetjen absolute të rusisë, është që ta shkatërrojnë pavarësinë e Kosovës. Të njollosin dhe quajnë terroristë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, ne shqiptarve mendojë që ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse në mënyrën e vet të reagojmë sa më parë”.

Ish Ambasadori Frymëzim Isufaj, që kishte udhëtuar nga Uashingtoni, kujtojë në fjalën e tịj se 24 vjet më parë në këtë vend ku jemi mbledhur sot, tre vëllezërit Bytyqi, së bashku me ju luftëtarët, ishit ata që e latë Amerikën, e të shkonit e të luftonit për liri e drejtësi
:

 “ Pikërishtë, atë drejtësi që po u mohohet sot, nga kjo gjykat speciale, e cila ka ngritur akuza të pabazuara ndaj ish udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës. Dhe kjo po ndodh në një kohë kur fatkeqësisht, ne ende nuk kemi një përgjijge nga shteti serb, për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, tre shqiptarve amerikan. Edhe, pse të gjithë e dimi se kush janë autorët e ku qëndrojnë ata të lirë sot. Ndërkohë, që drejtësia ndërkombëtare me këtë rast ka dështuar të gjejë kriminelët e këtyrë krimeve, të cilët fshihen edhe sot në strukturat e larta të serbisë.”

Ambasadori Isufaj në përmbyllje të fjalës së tij tha se erdha të bashkohem me ju të ngrisim zërin tonë që drejtësia duhet të vendoset me gjetjen dhe dënimin e krimineleve të luftës në Kosovë.

Shpëtim Qorraj, i cili sapo ishte kthyer nga Kosova, tregojë se ishte në Kosovë në përvjetorin e vrasjes barabare nga sërbët të babait të tij.

“Vetëm në lagjen Imeraj të fshatit tim, tha ai, atë ditë janë vrarë nëntëmbëdhjet civil, përfshirë edhe mësuesin tim dhe disa pjestar të familjes time. Gati çerek shekulli, nga ajo masakër ende nuk ka drejëtsi,Edhe pse të gjithë i dimë me emër dhe mbiemër, kryerësit e këtyre vrasjve, dhe që kriminelet janë në Serbi. Ata janë serb që kanë kryer krime në Kosovë. Çka do të thotë se edhe çerek shekulli më pasë ende nuk ka ndonjë farë drejtësie për viktimat e të gjithë ata që kanë humbur jetën në Kosovë, në mënyrën më barbare nga regjimi i Millosheviqit. Ndërsa, po në këtë çerek shekulli që po flasim çlirimtarët tanë, presidenti ynë, kryeparlamentari ynë, janë duke u mbajtur në paraburgim me akuza të pabaza. Por, për një gjë duhet të jemi të gjithë krenar se ata çlirimtar që ishin udheqësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na sollën lirinë e pavarësinë neve të gjithëve, dhe ata që e pranaun këtë gjykat që ti tregojnë botës që vetëm e vetëm se jemi të gatshëm edhe për drejtësi kur është nevoja për këtë vend” tha ai.

Nikoll Junaçaj , foli për të gjitha, padrejtësit që po na i bëjnë ose që janë gjatë gjithë historisë tonë kombëtare, duke e lidhur edhe me këtë proces që po bëhet në Gjykatën e Hagës.

“ Nëpërmjet historisë, tha ai kam përcjell të gjitha të këqijat që kombi shqiptar ka kaluar në shekuj.Historia jonë ose tragjedia jonë kombëtare, ka filluar pikërisht në mars të 1878 me Marrveshjen e famëshme të Shën Stefanit, edhe ka vazhduar në qershor të të njëjtiti vit me Kongresin e Berlinit, pikërisht, atëhere kur tokat shqiptare janë coptur.Për fat të keq, gjithmon ne shqiptarët kemi pas komshi dreqin e mallkue.Atëhere por edhe sot që po përsëritet nga Gjykata e Hagës, gjoja në emër të një drejtësise ndërkombëtare, që po proton të dënojë jo vetëm Hashim Thaqin, Kadri Veselin , e të tjerët që janë atje, por po provon të dënojë lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kryefjalën tonë kombëtare” tha Junçaj.

Shpend Gjocaj, u shpreh se ngritja e Gjykatës Speciale ka qenë një presion i detyryeshëm, që u është bërë udhëheqësve të Kosovës, për ta miratuar.

“Ajo ka pas për t’u bërë, tha ai në çdo formsë edhe nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miratonte. Atë kishte vendosur ta bënte Këshilli I Sigurimit të OKB-së, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Çka do të thotë se kjo është një e keqe që na vjen nga ndërkombëtarët. Ajo që bie mbi ne është se politika kosovare është mashtruar me atë se Gjykata Speciale do të jet e Kosovës dhe se do të bëj drejtësi, por tani shifet qartë që ajo nuk është aspak e Kosovës. Mbasi kjo gjykat nuk ka aspak drejtësi dhe nuk ka asnjë simbol të Kosovës, staf e ligje të bazuara në kushtetutën e Kosovës” tha ai. 

Protestën e përshëndeti Marko Kepi

I cili shprehu keq ardhje faktin që ishin mbledhur për të kërkuar drejtësi, pikërisht tani kur Kosova, duhej ta kishte drejtësinë në vend – nga një gjykatë ndërkombëtare që të merrej me dënimin e krimineleve të luftës, të cilët janë të lirë dhe lëvizin nëpër sërbi, tha ai ndërsa ne mblidhemi së bashku përpara këtij memoriali ku prehen tre shqiptar amerikan të vrarë nga kriminelët sërb, për të kërkuar drejtësi, nga padrejtësia e Gjykatës së Hagës.

Mesazhi I kësaj proteste ishte : “ Ne besojm në pafajësinë e tyre ngase neve ishim deshmitarë të gjallë të luftës së tyre të drejt e fisnike”.

Nesër jemi prapë bashkë në protestën kundër kësajë gjykate antishqitare, ku bashkë me mijëra shqiptar nga Europa e Amerika, do ta ngrejnë zërin kundër kësaj padrejtësije dhe poshtërsije, atje janë edhe disa ish luftëtar të Batalionit Atlantiku që kan shkuar në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së, dne pjesmarrjen në protestë.