Një ndër vizitat më emocionale: “Të gjithë luftëtarët e lirisë janë mirë, dhe me shumë kurajo”
Nga Beqir Sina – New York
Ndërsa, në vendin ku 24 vjet më parë ( 11 prilli i vitit 1999) në oborrin e Royal Regency Hotel, Yonkers – NY, për në luftë kundër serbisë, u nisën luftëtarët nga Amerika, duke iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, đje ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, mbajtën një protest me” moton : Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Kurse, tre ish ushtarët e Batalionit Atlantiku, Ilmi Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi, nga SHBA, vizitoin krerët e UÇK-së në Hagë.
“Është dita më krenare, dhe më emocionale, shkruajn ata përmes një mesazhi që përcollën në rrjetin social FB, duke thënë se, u takuan me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, zotin Haradinaj, Gucatin, Mustafa dhe Pjetri, derisa shkruan se të gjithë luftëtarët e lirisë ishin mirë, dhe mjaft kurajoz.
“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pamë edhe në këtë betejë të tyre, pas luftës me serbinë në luftën e tyre me pa-drejtësinë që po u bëhet atyre : “Me besimin e pa thyer që shumë shpejt ata do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”, shkruajn Ilmi Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi, nga SHBA, vizitoin krerët e UÇK-së në Hagë.
Postimi i plotë:
Sot, në Hagë, patëm një ndër vizitat më emocionale të jetës tonë. Teksa takuam Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Jakup Krasniqin. Aty takuam edhe Rexhep Selimin dhe, Nasim Haradinaj, Hysni Gucatin., Mustafajn dhe Pjetrin. Të gjithë krerët dhe ish luftëtarët e lirisë ishin mirë!
Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pamë ata edhe në këtë betejë të tyre.
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt ata do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.
Kjo: “Ishte nje vizitë shumë emocionale për neve, t’i takojm luftëtarët e lirisë dhe firmëtarët e pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit e luftës çlirimtare që janë në burg me akuza e akuzues të shitur, e të paguar nga armiqt tanë. U takuam me Presidentin Thaçi – qëndrimi i tij dinjetoz përball një gjykate plotësisht anti shqiptare na dha forcë e kurajo edhe neve. Takuam zotin Veseli i cili na perqafoj me shumë mallë, dhe u mahnitëm me thjeshtësin e një njeriu të madhë. Takuam po ashtu zotin Selimi, një burr I madhë e me plot entuziazëm, takuam zotin Haradinaj e z. Gucati të cilët ishin të vetmit që patën guximin t’i tregojn mbar opinionit se ishte shërbimi I sërbisë dhe rusisë, ata që ngritën aktakuzën kundër çlirimtarve.
E takuam edhe z. Mustafa të cilin padrejtësisht e dënuan me 26 vjet burgim, i cili na tha “se edhe jetën ishte i gatshëm me dhanë veç për të mirën e Kosovës, të Atedheut,” edhe pse ai ishte i dënuar për diçka që është plotësisht i pafajshëm.
Takuam edhe z. Pjetër që po akuzohet për krime të imagjinuara nga mendja e sëmur e armikut.
Por, jemi mahnitë me thjeshtësin, mënçurin, moralin e lart dhe vetesakrifimin e tyre për të mirën e Kosovës – Atedheut.
Ne besojmë në pafajësinë e tyre ngase neve ishim deshmitarë të gjallë të luftës së tyre të drejt e fisnike.
Nesër jemi prapë bashkë në protestën kundër kësajë gjykate antishqitare në Hagë Ku bashkë me mijëra shqiptar nga Europa e Amerika do ta ngrejm zanin kundër kësaj padrejtësije dhe poshtërsije, shkruajnë ata.