Prishtinë, 29 mars 2021 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett.
Kabineti i z. Kurti njofton se nw takim wshtw biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
“Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore, bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, thuhet nw njoftim.
Ambasadori Kosnett e ka uruar kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe ka shprehur kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.
Ndwrkaq Kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të pare tw vaksinave kundwr koronavirusit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj, përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”, citohet tw ketw thwnw Kurti gjatw takimit me ambasadorin Kosnett.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë është takuar sot edhe me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të biseduar pikërisht për procesin e rrumbullakësimit të procesit të krijimit të institucioneve të reja shtetërore.
(r.m.)