Prishtinë, 9 prill 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Ajo i ka cilësuar Pashkët “manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit”.
“Festat sikur Pashkët na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.
Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi.
Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”, thuhet në urimin e Presidentes Osmani.
(r.m.)