Uashington, 20 prill 2023 – Erdoan Shipoli, analist i çështjeve të Turqisë, studiues i jashtëm në universitetin “Georgetown” në Uashington, thotë se Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, rrezikon t’i humbasë zgjedhjet e 14 janarit. Por, sipas tij, pikëpyetja më e madhe do të jetë nëse ai do ta njohë apo jo rezultatin e tyre.
Shipoli kujton rastin e zgjedhjeve të fundit në Stamboll, të cilat zoti Erdogan nuk i pranoi, por, pas ripërsëritjes sw tyre, partia e tij sërish i humbi ato.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Shipoli flet mbi prirjet autoritare të Erdoganit që e ka mbajtur pushtetin 20 vjet, duke e përdor populizimin, si kundër Perëndimit ashtu edhe kundër kundërshtarëve të tij politikë brenda, si të vetmen formë që i siguronte atij vota.
Zoti Shipoli i ka pasqyruar këto prirje edhe në një libër të publikuar së fundmi, që shqyrton mënyrën e qeverisjes së zotit Erdogan, qasjen autoritare të ti dhe goditjen e opozitës së brendshme.
Lidhur me ndikimin e Ankarasë në rajonin e Ballkanit, zoti Shipoli thotë se Presidenti Erdogan e sheh këtë rajon si vegël kundër Perëndimit, me qëllim që të arrijë qëllimet e tij. Ai thekson se ka mjaft të panjohura në lidhjet e tij me udhëheqësit e Ballkanit, të panjohura këto që ai i krahason me “Kutinë e Pandorës”.
Shipoli thekson se vetëm një fitore e opozitës në Turqi do të nxirrte në dritë atë që realisht fshihet pas këtyre lidhjeve.
(r.m.)