Prokurori dhe KQZ: Asnjë rast penal apo çfarëdo parregullsie gjatë zgjedhjeve në veri

Prishtinë, 23 prill 2023 – Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bënë të ditur se gjatë procesit të votimit për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar për vepra penale kundër të drejtave të votimit regjistruar dhe asnjë parregullsi që do të cenonte integritetin dhe legjitimitetin e procesit.

“Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi”, njoftoi Prokuroria e Shtetit.

KQZ njoftoi se në zgjedhje morënpjesë mbi 1.500 qytetarë me të drejtë vote, nga gjithsej 45.095 votues që  gjenden në listën e votuesve.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën sot votuesit votuan për kryetarë të rinj të komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokur dhe Zveçanit, si edhe për  përbërjet e reja të asambleve komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje serbëve që t’i bojkotojnë ato.

Thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve u bë së parti nga Beogradi, nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili intimidoi e shangazhoi serbët që kishin vullnet të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i shpalljur ata edhe “tradhtarë” të interesit nacional serbe.

(r.m.)