Basha e shpërndan thirrjen e Leonardo DiCaprios për mbrojtjen e lumit Vjosa

Tiranë, 30 mars 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka shpërndarë videon sensibilizuese për mbrojtjen e lumit Vjosa, të shpërndarë nga aktori amerikan Leonardo DiCaprio.

Basha i është bashkuar kështu lëvizjes #VjosaNationalParkTani, e cila kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Vjosa, njërës prej bukurive të rralla natyrore.

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio, krahas videos sensibilizuese që e ka shpërndarë në Instagram, ka kërkuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjeds Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe akterëve tjerë politikë që të veprojnë në mbrojtje të lumit Vjosa.

(r.m.)