Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both
Pyetje nga lexuesi:
Në vitin 2017 aplikova për vizë, por kërkesa m’u refuzua. Do të doja të aplikoja përsëri, por kam frikë që do të ma refuzojnë kërkesën përsëri. Më ndihmoi një shok për të përgatitur aplikimin e parë për vizë, dhe nuk kam mbajtur asnjë kopje të aplikimit. Do të doja të dija arsyet pse m’u refuzua aplikimi. A është e mundur ta marr këtë lloj informacioni nga qeveria e SHBA-së?
BD
Albania
Po, është e mundur. Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DOS) mban disa lloje dokumentash që kanë të bëjnë me çështjet si vijon: (1) Hartimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të SHBA-së; (2) Administrimin dhe veprimtarinë e DOS-it dhe e misioneve të SHBA-së jashtë vendit. (3) punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të DOS-it; (4) aplikimet nga shtetasit e SHBA-së për pasaportat amerikane; (5) kërkesat për viza nga joqytetarët për të hyrë në SHBA dhe (6) ndihmën konsullore dhënë qytetarëve të ShBA-së jashtë vendit.
Kërkesa për dosjen personale të dokumentave të emigracionit (FOIA) duhet të dërgohet në zyrën e duhur, në varësi të llojit të informacionit që kërkoni. Departamenti i Shtetit mban regjistrat e mëposhtëm që kanë të bëjnë me vizat:
- Korrespondenca që i është dërguar ose është marrë me postë nga aplikanti,
- Kopje të dokumentave të gjendjes civile të paraqitura nga aplikanti,
- Aplikimet për vizë si dhe dokumenta të tjerë që aplikanti i ka paraqitur Departamentit të Shtetit, në formën që janë paraqitur.
Kërkesat për informacion lidhur me çështjet për marrje vizash të cilat janë në proces e sipër jashtë shtetit duhet t’i bëhen ambasadës ose konsullatës përkatëse të SHBA-së që po trajton rastin tuaj. Të dhënat, që kanë të bëjnë me emigracionin, për ata persona që kanë emigruar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe të cilëve u është dhënë green card-a, mbahen në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimi i Emigracionit dhe Nënshtetësisë së SHBA-së (USCIS).
Nuk egziston një formular specifik për t’i paraqitur Departamentit të Shtetit kërkesën tuaj për FOIA, por kërkesa e paraqitur duhet të përmbajë: një firmë origjinale të noterizuar; ose një deklaratë të firmosur dhe të lëshuar nën betim me këtë përmbajtje: “I declare, certify, verify or state, under penalty of perjury under the laës of the United States of America, that the foregoing is true and correct.” (Deklaroj, vërtetoj, dëshmoj ose pohoj, me përgjegjësi të plotë penale dhe në përputhje me ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sa më lart është e vërtetë dhe e saktë.)
Mund të përdorni gjithashtu formularin Department’s Request for Individual Access to Records Protected under the Privacy Act (siç parashikohet nga akti për ruajtjen e privatësisë së individit). Formularin në fjalë mund ta gjeni (dhe ta plotësoni) në adresën në internet https://foia.state.gov/Request/Visa.aspx Keni tre alternativa për të dërguar formularin:
- Me e-mail në adresën [email protected]
- Me faks në numrin (202) 485-1669
- E shtypni dhe e dërgoni me postë në adresën si më poshtë:
Office of Information Programs and Services
A/GIS/IPS
2201 C Street N.W., Suite B266
Washington, D.C. 20520-0000
Kërkesat për informacion personal (Viza joemigruese)
Për të procesuar një kërkesë për informacion personal, Departamentit të Shtetit i nevojiten të dhënat si më poshtë:
• Emri i plotë dhe çdo pseudonim i përdorur nga personi që është subjekti i kërkesës në fjalë
• Adresa postare aktuale e subjektit të kërkesës në fjalë
• Data e lindjes
• Vendlindja (qyteti, shteti/vendi)
• Një përshkrim adekuat i të dhënave që po kërkoni nga regjistrat e arkivuar.
- Periudha kohore që i përket informacionit që kërkoni
- Zanafilla e informacionit të arkivuar
- Firma e noterizuar ose Deklarata e dhënë nën Betim
- Lloji i vizës
- Shërbimi i huaj postar
Nëse po jepni lejen dhe po autorizoni agjencinë që t’ia zbulojë të dhënat tuaja një personi ose subjekti tjetër, duhet të autorizoni gjithashtu Departamentin përkatës që të lëshojë të dhënat tuaja, nëpërmjet plotësimit të formularit Consent for Disclosure of Records Protected under the Privacy Act (siç parashikohet nga akti për ruajtjen e privatësisë së individit). Formularin në fjalë mund ta gjeni në adresën në internet https://foia.state.gov/Request/Visa.aspx
Vizat emigruese
Nëse kërkoni informacionin e arkivuar lidhur me kërkesën për vizë emigruese duhet të paraqisni një deklaratë nga peticioneri si dhe të gjithë personat e tjerë që përfitojnë, nëpërmjet së cilës ju jepet leja për të marrë informacionin e tyre personal. Kjo deklaratë duhet të ketë firmë, datë dhe, ose të jetë e noterizuar ose të jetë lëshuar nën betim.
Bashkë me kërkesën nevojitet të paraqisni dhe:
- Emrin e plotë (mbiemrin/at, emërtime dalluese që mund t’i bashkangjiten emrin si dhe pseudonimet nëse keni përdorur të tilla)
- Datën dhe vendin e lindjes (qyteti, krahina, shteti)
- Llojin e vizës (emigruese ose joemigruese, si dhe llojin specifik të vizës brenda këtyre kategorive të vizave)
- Vendndodhjen e ambasadës/konsullatës ku është lëshuar, refuzuar apo është ende në proces e sipër viza.
- Numrin e çështjes (Case number) ose numrin në letrën njoftuese (Receipt number) në rastet kur nuk e dini numrin që i është caktuar çështjes (kjo vlen vetëm në rastin e vizave emigruese)
- Informacionin nëse viza ju është dhënë apo refuzuar si dhe datën kur ka ndodhur kjo (nëse nuk e dini me saktësi, ju lutemi të paraqisni me përafërsi disa data)
- Emërtimin e saktë të dokumenteve specifike që po kërkoni – adresën aktuale dhe numrin e telefonit, statusin e nënshtetësisë si dhe komente të tjera shtesë që mund t’ju ndihmojnë të gjeni vendndodhjen aktuale të të dhënave të arkivuara.
Siç parashikon akti për privatësinë dhe të drejtën për informim (FOIA and Privacy Act), nuk u jepet leje palëve të treta të paautorizuara për të marrë informacion personal për dikë, nëse ky i fundit nuk ka dhënë pëlqimin me shkrim për diçka të tillë. Departamenti i Shtetit mundet dhe do të procesojë kërkesa pa pëlqimin e lartpërmendur, por lëshimi i këtyre të dhënave do të jetë tejet i kufizuar, për të mbrojtur kështu privatësinë e subjekteve individuale përkatëse. Duhet të dini diçka, që informacioni i cili i lejohet për lëshim Departamentit të Shtetit është shumë i kufizuar dhe në përgjithësi – sipas një prej përjashtimeve që parashikon FOIA – nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me vizat, bën përjashtim nga detyrimi i lartpërmendur. Kjo vlen pavarësisht nëse pala që bën kërkesën është palë e tretë apo vetë personi që ka aplikuar për vizë.
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]